Njerëzit priren t’i shohin ata që nuk i njohin në një dritë më pozitive fizikisht nëse duan të jenë miq dhe presin të kalojnë kohë me ta. Kështu ka treguar një studim i ri i botuar në buletinin Personality and Social Psychology.
Gjetjet ofrojnë dëshmi se interesi për një miqësi me një të huaj ndikon në vlerësimet e atributeve të tyre fizike.
Hulumtimet e mëparshme psikologjike kanë treguar se ne priremi të besojmë se jemi më të mirë se mesatarja dhe se miqtë tanë dhe familja janë gjithashtu më të mirë.
Studiuesit donin të dinin nëse kjo pikëpamje pozitive ndodh edhe kur takojmë njerëz të rinj që nuk i njohim. Ata ishin kuriozë nëse ne gjithashtu i vlerësojmë të huajt ndryshe nëse mendojmë se mund të bëhemi miq me ta dhe të kalojmë kohë së bashku.
Janë kryer tri studime të ndryshme për të parë nëse njerëzit do të mendonin se të huajt janë më tërheqës dhe të këndshëm nëse presin të bëhen miq me ta.
Njërit grup të pjesëmarrësve iu prezantua personazhi për të cilin iu tha se kishin interesa të ngjashme dhe do të bëheshin miq të mirë, derisa grupit tjetër për të njëjtin personazh iu tha se kishin interesa të ndryshme dhe ndoshta nuk do të bëheshin miq, derisa grupit të tretë iu kumtua informacion neutral në lidhje me preferencat e personazhit (kushti i kontrollit).
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që u shtynë të besonin se do të bëheshin miq me personazhin në falë e vlerësuan atë si më të bukur. Kjo ishte e vërtetë si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Dukej sikur dëshira për të qenë miq dhe koha e pritur për ta kaluar së bashku, ndikuan në mënyrën se si ata e shihnin pamjen e personit.
Në studimet tjera u përdor metodologji e ngjashme, por këtë herë u testua nëse interesi për miqësi do të ndikonte në vlerësimin e aspekteve të tjera fizike, të tilla si të kesh një erë të këndshme dhe një zë të këndshëm. Hulumtuesit zbuluan se kur njerëzit ishin të interesuar të ishin miq dhe mendonin se do të kalonin më shumë kohë me të, ata mendonin se personazhi dukej më mirë, kishte erë më të mirë dhe kishte një zë më të këndshëm – edhe pse nuk kishte aroma apo tinguj.
Kur njerëzit mendonin se do të kalonin më shumë kohë me dikë, e vlerësonin më pozitivisht për sa i përket pamjes, erës dhe zërit. Kjo tregoi se dëshira për të qenë miq dhe mundësia për të kaluar kohë së bashku ndikuan në mënyrën se si ata e shihnin personin fizikisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!
12 fakte të çuditshme dhe interesante për Presidentin Obama

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania