Një i ri duke tentuar të fitojë vëmendjen e miqve, deshi të arrijë të pamundurën - duke skijuar këmbëzbathur nëpër ujë dhe të njëjtën kohë duke pirë birrë - rezultati ishte thjesht i pritshëm.

Videoja e publikuar në internet shfaq këtë djalë të ri të veshur me jelek shpëtimi ngjyrë të gjelbër, duke u tërhequr me litar nga një anije pasi dëshironte të bënte ski mbi ujë, transmeton Telegrafi.


2 174

Ai në video shihet duke sfiduar veten duke skijuar me shpejtësi të madhe, derisa në prapavijë dëgjoheshin miqtë e tij duke e përkrahur dhe duke i ofruar një birrë të ftohtë.

Dhe në tentim që t'iu tregojë se mund t'i bëjë që të dyja në të njëjtën kohë, e pëson keq dhe përfundon duke u përplasur me fytyrë në ujë. /Telegrafi/