Deshi ta fotografonte akulloren, por i ndodhi ajo që nuk pritej (Foto)

Një studente në Shtetet e Bashkuara ishte duke i bërë fotografi akullores, kur papritmas një pulëbardhë ia ka rrëmbyer.
Ajo donte të kishte një imazh, me pamjen mbresëlënëse të bregdetit dhe ëmbëlsirës, por planet e saj u prishën nga shpendi, transmeton Telegrafi.

Ky moment është komentuar nga shikuesit, se më mirë është të hahet ushqimi se sa të fotografohet për tu hedhur në rrjetet sociale.
“Jemi lodhur me ushqimet tuaja që i hani derisa shëtisni, mbajini për vete dhe mos i postoni”, është një koment lidhur me rastin.
Në anën tjetër, disa kanë shprehur keqardhje për studenten, që nuk mundi ta shijojë akulloren. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































