Ylli i filmit, Halle Berry, ndonëse 53-vjeçe, është ithtare e stërvitjeve dhe e ushqimit të shëndetshëm

Ajo gjatë viteve të kaluara ka zbuluar regjimin e vet ideal, fjala është për dietën ketogjene, e cila bazohet në marrjen e shtuar të yndyrës dhe pothuajse në reduktimin e plotë të hidrokarbureve, transmeton Telegrafi.


Edhe pse i ka eliminuar ëmbëlsirat nga menyja e saj, ajo veten ndonjëherë e qeras me ëmbëlsirën e zgjedhur me kujdes, më saktësisht me desertë që nuk përmbajnë sheqer dhe me siguri nuk do të ndikojnë në shtimin e peshës trupore.

Kështu, bukuroshja Halle në profilin e vet në Instagram ka publikuar recetën për ëmbëlsirën e preferuar – akulloren nga avokadoja.

Përbërësit e nevojshëm:

- 2 avokado,
- 1 filxhan qumësht bajameje pa sheqer,
- 1 filxhan ajkë të ëmbël,
- ëmbëltues,
- 1 lugë lëng limoni,
- disa pika mente ekstra,
- pak kripë.

Përgatitja:

Përbërësit e përmendur qitni në blender dhe miksoni derisa të përftoni tretje të lëmuar, pastaj me kujdes qiteni në enë apo kallëpe për akullore.

Kënaquni! /Telegrafi/