LAJMI I FUNDIT:

Dermatologia këshillon: Në fytyrë dimrit aplikoni kremin e natës edhe gjatë ditës

Dermatologia këshillon: Në fytyrë dimrit aplikoni kremin e natës edhe gjatë ditës

Do të ishte mirë ta aplikoni dimrit kremin e natës edhe ditën, kur i nevojitet një teksturë posaçërisht e pasur, e yndyrshme

Reklama

Ne e dimë se gjëndrat tona ndalojnë së prodhuari sebum në një temperaturë prej tetë gradë Celsius e më poshtë.

“Sebumi është një sekrecion yndyror që hidraton lëkurën dhe e mbron atë nga rrezatimi ultravjollcë dhe bakteret e dëmshme”, konsideron dermatologia gjermane Uta Schlossberger, transmeton Telegrafi.

Lëkura e fytyrës gjatë dimrit i ekspozohet ndryshimeve të shpeshta të qëndrimit në hapësira me ajër të thatë, të ngrohtë, përkatësisht me ajër të ftohtë jashtë, gjë që merr haraçin dhe lëkurën mund ta thajë edhe më shumë seç e bën atë dielli i verës, duke shkaktuar skuqjen e saj.

Mirëpo, kremi i hidratimit me bazë ujin e aplikuar gjatë ditës në temperatura shumë të ulëta mund të ngrijë, duke dëmtuar me atë rast enët e gjakut të lëkurës.

“Prandaj – më pak lagështi, më shumë yndyrë”, këshillon Schlossberger.

“Për të thjeshtuar gjërat – provoni të përdorni një krem të pasur nate edhe gjatë ditës”, thotë ajo, duke shtuar se kremrat e natës priren të jenë më të yndyrshëm dhe përmbajnë më pak ujë se kremrat e ditës.

Nëse lëkura vazhdon pavarësisht kësaj, dermatologia rekomandon aplikimin e vazelinës në fytyrë.

shutterstock

Për njerëzit me lëkurë shumë të yndyrshme të prirur ndaj skuqjes dhe puçrrave, një alternativë më e mirë për kremin e yndyrshëm të natës në ditët e dimrit mund të jetë përdorimi më i shpeshtë i produkteve të kujdesit ditor të lëkurës, thotë Schlossberger dhe shton se edhe në atë rast, kremrat me përmbajtje të lartë uji duhet të të shmangen në mot të ftohtë.

Ajo tregon se është e rëndësishme të mbani mend se kremrat e natës, ndryshe nga shumë kremra të ditës, zakonisht nuk përmbajnë SPF.

Pra, nëse përdorni kremin e natës gjatë ditës dhe vendosni të bëni një shëtitje të gjatë, sigurohuni që të aplikoni krem kundër diellit me një faktor mbrojtës poshtë tij. /Telegrafi/


Në trend Femra

Më shumë
Katër modele fustanesh që do t'i shohim kudo: Theksi është kombinimi i rehatisë, prakticitetit dhe elegancës

Katër modele fustanesh që do t'i shohim kudo: Theksi është kombinimi i rehatisë, prakticitetit dhe elegancës

Keshilla Modë
Për shkak të saj, burrat divorcohen dhe prishin familjen: Ajo joshi dashnorin 16 vite më të ri, të cilit dikur ia ndërronte pelenat

Për shkak të saj, burrat divorcohen dhe prishin familjen: Ajo joshi dashnorin 16 vite më të ri, të cilit dikur ia ndërronte pelenat

Psikoprofil
Prindërit tregojnë një truk të pazakontë që e bën foshnjën të ndalojë së qari menjëherë

Prindërit tregojnë një truk të pazakontë që e bën foshnjën të ndalojë së qari menjëherë

Bebja këtu
Pesë rregullat e modës për zonjat më të shëndosha

Pesë rregullat e modës për zonjat më të shëndosha

Keshilla Modë
‘Çdo mëngjes i numëroj thinjat dhe rrudhat’ – Salma Hayek tregoi si duket pa makijazh

‘Çdo mëngjes i numëroj thinjat dhe rrudhat’ – Salma Hayek tregoi si duket pa makijazh

Femra
Michelle Pfeiffer ka pozuar pa grim dhe ka treguar se sa e përsosur duket në dekadën e shtatë

Michelle Pfeiffer ka pozuar pa grim dhe ka treguar se sa e përsosur duket në dekadën e shtatë

Femra
Kalo në kategori