LAJMI I FUNDIT:

Dermatologët amerikanë tregojnë sa shpesh duhet t’i pastroni fëmijët dhe bebet

Dermatologët amerikanë tregojnë sa shpesh duhet t’i pastroni fëmijët dhe bebet

Këtë javë, nëna blogere Constance Hall ka ndarë disa prej teknikave të saja me prindërit tjerë.

Në ueb sajtin “Mamamia”, Constance ka pranuar se i lejon fëmijët të hanë me duar, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, ajo ka treguar edhe diçka që disa tjerëve u është dukur e çuditshme: ajo i pastron 6 fëmijët e saj vetëm tri herë në javë.


“Ata nuk kanë nevojë të pastrohen apo të bëjnë dush çdo ditë”, ka deklaruar ajo.

Ajo gjithashtu ka thënë se mos pastrimi i fëmijëve nuk do t’i vret ata, e kjo gjë patjetër se është e vërtetë.

Por, sa shpesh duhet fëmijët të pastrohen në të vërtetë?

Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon që fëmijët të pastrohen apo të bëjnë dush të paktën një apo dy herë në javë.

Kjo deklaratë është e hapur për interpretim, por implikon se nuk duhet të brengoseni edhe aq shumë për t’i pastruar fëmijët.

Këto udhëzime janë për fëmijët e moshës 6-11 vjeç dhe qëndrojnë për ata të cilët nuk zhyten çdo ditë dhe që nuk kanë sëmundje të lëkurës.

Kjo arsyetohet me faktin se trupi i fëmijëve nuk prodhon aromë në këtë moshë aq shumë sa i të rriturve.

Sa u përket bebeve, ekspertët anglezë rekomandojnë që mos të pastrohen çdo ditë sepse kanë lëkurë delikate dhe dushi i tepërt mund t’ua thajë atë. /Telegrafi/