I dërguari i Trumpit mohon se ka propozuar ndarjen e Ukrainës

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për luftën në Ukrainë, Keith Kellogg, mohoi pretendimet se ai kishte propozuar ndarjen e shtetit ukrainas.
Gazeta britanike The Times raportoi se Kellogg kishte sugjeruar në një bisedë që forcat britanike dhe franceze të merrnin kontrollin mbi perëndimin e Ukrainës si pjesë e "forcave për sigurimin e stabilitetit", ndërsa ushtria ruse do të qëndronte në lindje.
Thuhet se ai kishte deklaruar se kjo “mund të ngjante me ndarjen e Berlinit pas Luftës së Dytë Botërore”.
[related-to url="
[twitter_embed https://twitter.com/generalkellogg/statuses/1910811346251268305 text="" name="" screen_name="generalkellogg" id="1910811346251268305" created_ts="" iframe_id="twitter-embed-1910811346251268305" expand=1 embed_desktop_width=550 embed_desktop_height=444 embed_mobile_width=375 embed_mobile_height=556]"]
Më pas, Kellogg reagoi në platformën X duke pohuar se fjalët e tij ishin “keqinterpretuar”.
“Kam folur për forca që do të mbështesnin sovranitetin ukrainas pas një armëpushimi. Nuk kam folur për ndarjen e Ukrainës”, pohoi ai.
Ndryshe, as Shtëpia e Bardhë dhe as Kievi zyrtar nuk e komentuan këtë shkrim të gazetës britanike. /Telegrafi/

































