Roma ka arritur ta ndal Napolin në barazim 0-0, në një ndeshje fantastike në Olimpico.

Për Romën ishte një pikë e fituar pas dy humbjeve radhazi, një në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Konferencës, derisa për Napolin ishte barazimi i parë në Serie A pas tetë fitoreve radhazi.


Jose Mourinho ka folur për barazimin ndaj Napolit, duke e cilësuar si një ndeshje të madhe.

“Për mua ishte një ndeshje e madhe, një ndeshje nivelit të lartë. Kam parë përqendrim të madh, jo frikë, por respekt për kundërshtarin. Mendoj se mbrojtësit e krahut po përmirësohen, kurse Veretout dhe Cristiane mbulojnë më mirë diagonal”.

romanews roma udinese jose mourinho espulsione pellegrini samir scaled 1

“Ishte shumë e rëndësishme të shikonim Zaniolo dhe Mkhitaryan të ndihmojnë gjatë gjithë lojës. Ishte ndeshje intensive, pashë lojtarë të lodhur, patëm shanset tona dhe ishte një ndeshje unike edhe për dy kartonët e kuq që iu dhanë trajnerëve”.

“Nuk isha i lumtur për vendimin e gjyqtarit, por nuk thashë asnjë fjalë. Askush nuk po shkon në shtëpi lumtur, as unë, as Spalletti. Të dy u ndëshkuam me kartonë të kuq, por mendoj se arbitri ishte i ekuilibruar”, tha Mourinho.

Humbja nga Bodo/Glimt 6-1 nuk është harruar nga Jose Mourinho, që i është hakmarrë futbollistëve që ishin në fushë në Norvegji.

Marash Kumbulla, Borja Mayoral, Gonzalo Villar, Amadou Diawara dhe Bryan Reynolds përfunduan në tribunë në ndeshjen ndaj Napolit.

as roma v ssc napoli serie a

Mourinho ka dhënë arsyen pse i la ata në tribunë dhe nuk i grumbulloi për ndeshje, teksa tha se nuk i fal lehtë pasi është një humbje që do të mbetet në historinë e tij.

“Kur bën gjëra të këqija siç bëmë ne, ndeshja pasardhëse është gjithmonë e vështirë në aspektin emocional. Këto janë mesazhe për dhomat e zhveshjes. Ajo ndeshje do të mbetet në historinë time dhe për mua është e vështirë të fal”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/

telegrafi sport app