Vinicius Junior thuhet se ka pësuar një çarje në muskujt e tij dhe mund të përjashtohet për më shumë se një muaj tani.

Sulmuesi brazilian pritet që të mungojë deri në tetë ndeshje të këtij edicioni.


Natyrisht se mungesa e tij do të jetë një hendikep për Real Madridin, duke ditur se ai është ylli më i madh i skuadrës.

Ndeshjet që pritet t'i humbë Vinicius Junior:

Në shtëpi kundër Getafes - 2 shtator;

*Ndeshja e Getafe do të pasohet nga pauza ndërkombëtare dyjavore.

Ndeshja në shtëpi kundër Real Sociedadit - 16 shtator;

Ndeshja në Ligën e Kampionëve - 19/20 shtator;

Ndeshja si mysafir i Atletico Madridit - 24 shtator;

Ndeshja në shtëpi ndaj La Palmas - 27 shtator;

Ndeshja si mysafir i Gironas - 1 tetor;

Ndeshja e dytë në Ligën e Kampionëve - 3/4 tetor;

Ndeshja në shtëpi kundër Osasunas - 8 tetor.

Megjithatë, ka shpresë se anësori brazilian do të kthehet në fushë më shpejt se sa pritej. /Telegrafi/

telegrafi sport app