Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, ka reaguar pas deklaratave jo-diplomatike të presidentit kroat Zoran Millanoviq.
Ai mes tjerash ka thënë se Kosova i është marrë Serbisë, dhe se Krimea nuk do t’i kthehet Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj në një postim në Facebook, ka thënë se: “si deputete, ndër të tjera dhe përfaqësuese e pakicës shqiptare në Parlamentin kroat, kam nevojë t’i referohem kësaj deklarate dhe të paraqes disa fakte historike”.
Ajo ia ka shpjeguar Millanoviqit se procesi i pavarësisë së Kosovës ishte i njëjtë sikurse ai i Kroacisë.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të deputetes Lekaj-Prljaskaj në Kroaci.
Si deputete, ndër të tjera dhe përfaqësuese e pakicës shqiptare në Parlamentin kroat, kam nevojë t’i referohem kësaj deklarate dhe të paraqes disa fakte historike.
Republika e Kosovës u krijua në procesin e shpërbërjes së RSFJ-së, e njëjtë me Republikën e Kroacisë. Është e rëndësishme të theksohet se sipas Kushtetutës së RSFJ-së, Krahina Socialiste Autonome e Kosovës ishte jo vetëm krahinë në kuadër të RV të Serbisë, por edhe element konstituiv i federatës. Edhe përfaqësuesi i Kosovës, Sinan Hasani, ka mbajtur detyrën nominale të kreut të shtetit për një vit, si kryetar i Presidencës.
Kompetencat e përcaktuara me kushtetutë, të cilat në shumë elementë ishin afër një lloj shtetësie të kufizuar, iu hoqën me dhunë Kosovës, në mënyrë që Kosova autonome të degradohej në një njësi administrative në të cilën do të kishte regjim policor dhe persekutim masiv të shumicës shqiptare.
E gjithë kjo, për shkak të rrezikut të një fatkeqësie të afërt dhe shkeljes së dispozitave të së drejtës ndërkombëtare humanitare, çoi në një ndërhyrje humanitare, e njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pikërisht në zonën e Evropës Juglindore.
Prandaj, kontestimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte sikur sot po e kontestojmë shtetësinë e Greqisë moderne (e cila u themelua në vitin 1830) ose të Bullgarisë (format e para të shtetësisë moderne të së cilës u njohën më 1878).
Ashtu siç Kushtetuta e RSFJ-së e vitit 1974 dhe aktet e tjera juridike dhe vendimmarrja demokratike e qytetarëve ishin bazë juridike dhe faktike për pavarësinë e Republikës së Kroacisë, i njëjti model u zbatua edhe në rastin e pavarësisë së Republikës të Kosovës.
Republika e Kroacisë ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe vendosi marrëdhënie diplomatike dhe politike të bazuara në partneritet, bashkëpunim dhe nxitje të vlerave evropiane.
Gjithashtu, Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm përpjekjet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin e saj në integrimet euroatlantike dhe forcimin e pozitës së saj në Evropën Juglindore.
Në dritën e gjithë këtyre marrëdhënieve, dëshiroj të theksoj forumin e parë ekonomik Kroaci – Kosovë, i cili u mbajt javën e kaluar në Prishtinë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kroacisë dhe atij të Republikës së Kosovës.
Zbatimi i suksesshëm i tij tregon drejtimin në të cilin Kosova dëshiron të shkojë drejt familjes së shteteve evropiane me mbështetjen e Republikës së Kroacisë dhe vendeve të tjera mike.
“Dy vendet tona janë të lidhura historikisht dhe politikisht. Ka ardhur koha që të lidhemi edhe ekonomikisht”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë hapjes ceremoniale të Forumit.
Ky mesazh është pikërisht ai që dua të jetë një udhërrëfyes për të ardhmen tonë të përbashkët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE – nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

Britania do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes – kryeministri tregon se si do t’i sigurojë paratë

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania