LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Musliu: S’do ta lejojmë askënd të negociojë me Radoiçiqin për vlerat e luftës

Deputetja Musliu: S’do ta lejojmë askënd të negociojë me Radoiçiqin për vlerat e luftës

Pas protestës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Prishtinë, ka folur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ishte pjesë e protestës.

Ajo tha se veteranët nuk do t’i nënshtrohen askujt, dhe se nuk do ta lejojnë askënd të negociojë me Milan Radoiçiqin, për vlerat e luftës.

“Nuk do t’i nënshtrohemi, do të jemi çdo ditë sepse e duam Kosovën, nuk do të lejojmë që askush të negocioj me Radoiçiqin për vlerat e Kosovës”, ka thënë ajo, për RTV Dukagjini.


Në thirrjen për protestë janë përmendur ato që janë konsideruar “veprime skandaloze të Qeverisë” dhe është kërkuar dorëheqja e deputetes Mimoza Kusari – Lila.

Në disa përgjime të publikuara ditë më parë Mimoza Kusari – Lila, kryetare e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është dëgjuar të ketë pohuar se ka komunikuar me nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, vitin e kaluar.

Nga LVV-ja, para dhe pas ardhjes në pushtet, Radoiçiq- i cili gjendet në listën e zezë amerikane – është cilësuar si kriminel që punon kundër shtetit të Kosovës.

Për mediat foli edhe Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të luftës, i cili tha se njerëzit janë të shqetësuar me vendimet e Qeverisë sipas tij kundër veteranëve.

“Ky organizim ka nis vetëm dje, s’i ka dy ditë të plotë. Kishte masë të madhe, u pa që njerëzit janë të shqetësuar. Kemi pas disa vendime, kemi thënë që do t’i vazhdojmë përpjekjet tona, për veteranët. Është bërë një shkelje ligjore. Beneficionet e veteranëve lidhen me pagën minimale, Kurti nuk duhet të na mashtrojë”, tha Klinaku.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) e ka mbajtur të shtunën një protestë në Prishtinë kundër Ligjit për pagën minimale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori