E plotësuar: Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është shtyrë takimi i paralajmëruar për sot i deputetes britanike Alicia Kearns me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Takimi është shtyrë për kohë të pacaktuar.
“Ju njoftojmë se takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me deputeten britanike Alicia Kearns, i paralajmëruar për sot në orën 13:00, shtyhet për kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftim.
Kryeparlamentari Konjufca pret sot në takim deputeten britanike, Alicia Kearns
E plotësuar: Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Kearns do të takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, rreth orës 13:00, transmeton Telegrafi.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim deputeten britanike Alicia Kearns”, thuhet në njoftim.
Deputetja britanike në vazhdimësi ka bërë reagime për zhvillimet në Kosovë, duke kërkuar që Serbia të sanksionohet.
“Tashmë kemi dy javë që kur Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie. Ai mbetet i lirë në Serbi. Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie – një akt i qartë përshkallëzimi”, thuhet në reagimin e Kearns para pak ditësh.
Gjithashtu, ajo kohë më parë kishte paralajmëruar se në veri po futet armatim ilegal nga ana e Serbisë.
“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”, kishte thënë Kearns. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova