LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i parlamentit serb nga Zubin Potoku: “Zoti i Veriut” është Milan Radojiçiq, rrahu midis qytetit Goran Rakiçin

Deputeti i parlamentit serb nga Zubin Potoku: “Zoti i Veriut” është Milan Radojiçiq, rrahu midis qytetit Goran Rakiçin

Deputeti i pavarur në Parlamentin serb nga Zubin Potoku, Slavisha Ristic pohoi se Milos Radojiçiq është “Zot i Veriut”.

Madje, sipas informatave të Ristiçit, në një moment mos marrëveshje, Radojiçiq i kishte dhënë një flakaresh midis qytetit, kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiçit, përcjell Telegrafi.

“Në mes të rrugës e ka turpëruar duke i dhënë një shuplakë në fytyrë”, tha Ristiç.


Ky i fundit më tutje deklaroi se “Rakiç dhe zyrtarët e zgjedhur nga qeveria kosovare janë në shërbim të detyrave të dhëna nga SNS-i dhe të paraqitjes në fushatën zgjedhore.Të gjitha vendimet e tjera në lidhje me kompetencat e tyre dhe jetën e njerëzve  bëhet nga një grup joformal”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Marko Jakshiq, kujtoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq falënderoi Goran Rakiçin dhe Radojiçiq pas zgjedhjeve të Kosovës.

Milan Radojiç thuhet se është ‘kumar’ i Zvonko Veselinovicit, i cili u arrestua me dyshimin për organizimin e trazirave në Kosovë në vitin 2011.

Radojiçiq dhe Veselinoviç u paditën nga Prokuroria për Krimin e Organizuar në vitin 2012, me dyshimin se kishin konfiskuar 32 automjete nga Hypo-Alpe Adria Leasing.

Ata janë liruar në vitin 2016./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Kalo në kategori