LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i Nismës akuzon Thaçin e Mustafën po na prishin me malazezët (Video)

Deputeti i Nismës akuzon Thaçin e Mustafën po na prishin me malazezët (Video)

Çështja e demarkacionit nuk duhet trajtuar më, sepse asaj i ka ardhur fundi. Është parë dhe është vërtetuar se komisioni qeveritar ka gabuar në përcaktimin e demaskimit me Malin e Zi dhe për pasojë ka ndodhur një aktivitet i madh i opozitës dhe qytetarëve, një reagim plotësisht i arsyeshëm dhe që e ka nxjerr në pah dëmin që ia ka bërë komisioni qeveritar dhe qeveria aktuale, konkretisht Thaçi e Mustafa, Kosovës. Kështu ka thënë deputeti i Nisma për Kosovën, Enver Hoti.

“Me 1 shtator Mustafa nuk është dashur ta largoi nga rendi i ditës demarkacionin, por është dashtë të vazhdohet me votim, për çka jam i bindur se si i tillë ai do të dështonte dhe sigurisht do të hapej rruga procesit”, ka deklaruar Hoti, duke shtuar se kështu demarkacioni si i tillë do të rrezohej në Kuvend.


Pas kthimit në pikën zero do të hapej rinegocimi duke kërkuar këtu edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe qeverisë së Malit të Zi.

“Nuk është në interes të Kosovës që të kemi ndonjë armiqësi me Malin e Zi, ose marrëdhënie të tensionuar me këtë shtet, por thjeshtë kur ke njerëz të papërgjegjshëm si Hashim Thaçi e Isa Mustafa, të krijojnë raporte negative edhe me miq”, ka deklaruar deputeti i Nisma-s, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Ai thotë se nuk ka qenë e lehte të krijohen marrëdhënie miqësore mes Kosovës dhe Malit të Zi, por këtu duhet ta themi shkurt se nuk është opozita ajo që po i shkatërron këto marrëdhënie, por ato po i shkatërron Hashim Thaçi e Isa Mustafa me veprimet e tyre të papërgjegjshme, karshi ligjeve dhe sovranitetit të vendit.

Hoti ka folur edhe për Ligjin për Trepçën, buxhetin e vendit dhe ka komentuar deklaratat e ish-guvernatorit Hashim Rexhepi drejtuar zyrtarëve të shtetit./Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori