Deputeti nigerian Daniel Pondei ka humbur vetëdijen gjatë të hënës në një transmetim live të seancës parlamentare, të mbajtur lidhur me hetimet për pretendimet për keqmenaxhim të një organizate për zhvillim ekonomik në rajonin Delta të Nigerisë që është e pasur më naftë.
Siç raporton Reuters, Pondei, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm pranë komisionit nigerian për zhvillimin e Deltas (NDDC), është dërguar me urgjencë në spital pasi humbi vetëdijen gjatë seancës, derisa po dëshmonte para komisionit, transmeton Telegrafi.
Pasi kishte humbur vetëdijen, personat që ishin përreth tij e kanë ngritur duke tentuar që të parandalojnë ngufatjen. Deputetët e parlamentit të Nigerisë, janë duke hetuar pretendimet për korrupsion lidhur me furnizime të ndryshme në NDDC.
Hetimet janë urdhëruar të fillojnë nga presidenti Mohammed Buhari gjatë tetorit të vitit të kaluar. Megjithatë Delta në Nigeri vazhdon të jetë rajon i varfër, pavarësisht faktit që prodhon naftë dhe e distribuon në pjesët më të mëdha të Afrikës.
Ndërkaq Pondei para se të humbte vetëdijen tha në panel: “Në NDDC nuk mungojnë paratë që kur e ka marrë përsipër menaxhimin e saj gjatë këtij viti. Gjithçka çfarë kemi bërë është brenda kornizave të procedurave të parapara”.
Është pikërisht nafta ajo që e bën Nigerinë të ketë një ekonomi “stabile” dhe atë e eksporton nëpër tërë kontinentin e Afrikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë