Gjatë shqyrtimit të kërkesës për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja me zë të lartë ka qortuar kryesuesen e Bordit të KPMM-së, Selvete Grajqevci-Pllana për faljen siç thotë ai të rentës minerare në vlerë prej mbi 9 milionë euro kompanisë Ferronikel.
Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Grajqevci-Pllana është përgjigjur ndaj deputetit Mujës duke thënë se veprimet e Bordit kanë qenë mbi bazën ligjore.
Megjithatë, anëtari tjetër i Bordit, Gani Maliqi ka akuzuar Armend Mujën, pasi që sipas tij, deputeti ka për synim t’i çoj përpara agjendat e tij personale.
Fillimisht Muja ka thënë se një prej arsyeve pse është iniciuar shkarkimi i Bordit të KPMM-së, është falja e borxhit të rentës minerare për kompaninë Ferronikel, me pronar Samir Mane nga Shqipëria.
Muja në këtë Komision ka pyetur kryesuesen se çfarë baze ka pasur falja e rentës në vlerë mbi 9 milionë euro.
“Një prej arsyeve pse është iniciuar kjo kërkesë është falja e borxhit të rentës minerare kompanisë Ferronikel me pronar Samir Mane nga Shqipëria. Mbi bazën e çfarë vendimi është marrë ai vendim për lirimin nga obligimet e rentës minerare në gusht të vitit të kaluar”, theksoi Muja.
Për këtë, Grajqevci-Pllana ka thënë se veprimi saj gjatë votimit në Bord ka qenë mbi rekomandimin e Komisionit Shqyrtues të Ankesave.
“Ne nuk kemi konsideruar borxh këtë, për arsye se ata (Ferronikeli) kanë raportuar, por tash pse është lejuar dhjet vjet me raportuar Ferronikel dhe askush nga KPMM-ja mos me i thënë që nuk je duke raportuar drejt, dhe në përputhje me Udhëzimin është dashur ti jepet një afat kohor në përputhje me nenin 9. Unë kam votuar pjesërisht, qysh ka thënë Komisioni shqyrtues i ankesave”, theksoi Grajqevci-Pllana.
Pas kësaj kësaj përgjigje, deputeti Muja me zë të lartë ka qortuar kryesuesen e Bordit, duke thënë se mbi bazën votave nuk ka kaluar rekomandimin e Komisionit për Ankesa dhe rrjedhimisht, sipas tij, s’ka pasur vendim për falje të borxhit.
Muja: Ju thoni këtu, po e lexoj se kërkoj nga secili anëtarë i Bordit të deklarohet personalisht a është për ose kundër për rekomandimin e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave në lidhje me ankesën e Ferronikelit. E ke hedhur në votim, dy keni qenë për, tre keni qenë kundër, nuk ka kaluar rekomandimi i Komisionit për ankesa dhe rrjedhimisht s’ka pasur vendim.
Grajqevci-Pllana: Nuk kanë thënë këta që refuzohet, këta kanë thënë që aprovohet pjesërisht.
Muja: Po de, këta pjesërisht këta po thonë që aprovohet pjesërisht, por si Bord e ke hedhur në votim. Keni votuar dikush për, dikush kundër, dy vet a keni qenë për, tre veta kundër, kështu që rekomandimi nuk u miratua. Çka nënkupton kjo ligjërisht, që gjendja mbetet ashtu siç ka qenë. S’ka ndryshuar vendimi paraprak.
Grajqevci-Pllana: Këta tre more i kanë pasur tri vota.
Muja: Për këta tre kemi çështje të tjera. Ne po të pyesim vetëm ty.
Ndaj deputetit Muja ka reaguar deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili theksoi se nuk guxon në këtë mënyrë me i trajtuar njerëzit të cilët i ka zgjedhur vetë VV në Kuvendin e Kosovës.
“Vetë i keni zgjedh, dhe vendimet e Kuvendit janë të prera, nuk guxon more në këtë mënyrë me i trajtuar njerëzit. Pak dinjitet duhet me pasur, s’e nuk jemi në kohën e Enver Hoxhës. Kjo është me të ardhur keq ku ka ardhur Kuvendi i Kosovës”, theksoi Lekaj.
Por, anëtari i Bordit të KPMM-së, Gani Maliqi ka akuzuar deputetin Armend Muja se kërkesa e tij për shkarkimin e Bordit ka ndodhur për arsye që t’i çoj përpara agjendat e tij personale.
Maliqi gjatë raportimit në Komision, tha po ashtu se Muja është i njohur në opinion për aferat e tij.
“Kanë menduar që ne jemi ata që japim dorëheqje, nuk japim dorëheqje, ju lutemi mos më pengoni, kur jam duke folur. Është kërkesa, sepse deputeti Armend Muja nuk është i interesuar me i çuar përpara agjendat e shtetit, por është për me i çuar përpara agjendat personale të veta. Gabimi im i vetëm është që unë i kam besuar qeverisjes me duar të pastra edhe pa korrupsion”, theksoi Maliqi.
“Paramendoni çfarë qeverisje është kjo kur e ka brenda Armend Mujën i cili është i njohur në opinion për aferat e veta. Ne kur jemi shkuar në KPMM, ka ardhur kryeministri i Kosovës, i cili sigurisht nuk është i informuar për këto çka po ndodhin në KPMM. Po e citoi kryeministrin: ju do të punoni, do të merrni vendime të vështira, por mos u frikësoni, sepse shtetin e keni mbrapa. Ne kemi qenë ata që kemi marrë vendime të vështira, mirëpo shteti na ka braktisur”, ka shtuar ai.
Në fillim të mbledhjes, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka njoftuar se anëtari i Bordit të KPMM-së, Jahir Gashi ka dhënë dorëheqje të enjten, ndërsa listën e rekomanduar për shkarkim janë Selvete Grajqevci-Pllana kryesuese e Bordit, Gani Maliqi, Gani Kastrati dhe Rozeta Pushkolli-Makoll si anëtarë.
Iniciativa për shkarkimin e Bordit ka qenë nga deputeti Armend Muja. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim