Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, gjersa ka folur lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se 24 shtatori ishte një nga ditët më të rrezikshme dhe sfiduese për Kosovën pas luftës.
Megjithatë, ai ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë reaguar shpejt dhe me sukses për të trajtuar këtë situatë tejet të kompleksuar.
Ai u referua përpjekjeve të mëdha të Qeverisë e drejtuar nga partia e tij, për të ndërtuar infrastrukturën e Policisë, sidomos në pjesën veriore të vendit.
“Ne në vazhdimësi kemi thënë që jemi duke punuar dhe falë vizionit dhe vendosmërisë investimeve shumë të mëdha që ka bërë qeveria, Ministri i Brendshëm në policinë e Kosovës në shtrirjen e një infrastrukturë së pari logjistike e pastaj edhe operacionale në atë pjesë, ka bërë që ky operacion të jetë i suksesshëm”, ka thënë Dugolli në RTV Dukagjini.
Deputeti Dugolli e ka vlerësuar këtë punë si një faktor të suksesit të operacionit të Policisë kundër sulmit terrorist.
“Ne kur kemi thënë që po ndërtojmë infrastrukturë, baza të policisë, të cilat iu kundërpërgjigjen me sukses tentativave për destabizlim të vendit, shumëkush e ka përqesh. Kjo domosdoshmërisht ka lidhje me suksesin e Policisë së Kosovës që e ka kryer në mënyrë profesionale një operacion shumë të komplikuar dhe të rrezikshëm që ka qenë”, ka deklaruar ai.
Ai ka theksuar se ndërtimi i infrastrukturës bazë të policisë ka qenë një përgjigje efektive ndaj tentativave për destabilizim të vendit, edhe pse sipas tij, shumë njerëz kanë bërë tallje me këtë përpjekje të Qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vritet një polic në Kaçanik

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Haziri: Në LDK nuk ka skemë kriminale për manipulim votash

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje