LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV iu përgjigjet kritikuesve të Gërvallës: Pse po e sulmoni Ministren kur para dy viteve edhe Thaçi nuk e përmendi akronimin UÇK

Deputeti i LVV iu përgjigjet kritikuesve të Gërvallës: Pse po e sulmoni Ministren kur para dy viteve edhe Thaçi nuk e përmendi akronimin UÇK
Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga LVV

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kujtuar përvjetorin e 23-të të çlirimit të Kosovës me një status në rrjetin social Facebook pa përmendur emrin e  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas kësaj, kanë shpërthyer reagimet nëpër rrjete sociale.

Gërvalla u akuzua nga disa subjekte opozitare si politikane “anti-UÇK”, madje duke ia kërkuar edhe dorëheqjen.


Për këto sulme ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Gërvalla nuk përmendi UÇK-në në Ditën e Çlirimit, reagon Musliu-Shoshi: E dhimbshme të mos falënderohet gjaku i dëshmorëve
Lexo po ashtu Gërvalla nuk përmendi UÇK-në në Ditën e Çlirimit, reagon Musliu-Shoshi: E dhimbshme të mos falënderohet gjaku i dëshmorëve

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se edhe ish-presidenti Thaçi vite më parë nuk kishte përmendur akronimin UÇK në përvjetore të tilla.

“Pse po e sulmoni Ministren Gervalla kur para dy viteve edhe presidenti Thaçi, po për të njëjtën ditë dhe të njëjtën ngjarje askund nuk e përmendi akronimim UÇK?!”

“Sipas jush, a po i bie që edhe Thaçi është anti UÇK?!!”, ka vazhduar tutje deputeti.

“Amani ju koftë, mos ja fusni kot me këso reagimesh sepse po bëheni qesharak”, ka përfunduar Dugolli reagimin e tij duke e bashkangjitur edhe statusin e Thaçit në vitin 2020./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori