Deputeti i Parlamentit Evropian, Vladimír Bilčík ka thënë se dërgimi i mesazhit anti-Bashkim Evropian nga Aleksandar Vulin, gjatë vizitës së tij në Moskë, duhet të merret seriozisht nga vet Evropa.
Bilčík me anë të një reagimi publik në Twitter ka theksuar se çdo përparim i Serbisë në rrugën evropiane mund të bazohet vetëm nga angazhimi i qëndrueshëm ndaj parimeve dhe vlerave të BE-së.
“Kur një anëtar i qeverisë serbe dërgon mesazhe anti-BE gjatë një vizite zyrtare në Moskë, të gjithë në Evropë e marrin parasysh. Çdo përparim në rrugën evropiane të Serbisë mund të bazohet vetëm në angazhimin e vërtetë dhe të qëndrueshëm ndaj parimeve, vlerave dhe politikave evropiane”, ka shkruar Bilčík.
“Kjo përfshin përafrimin e politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian – në mënyrë progresive dhe me interes të vërtetë në marrjen e vendimeve politike që reflektojnë arritjet në të ardhmen. Rreshtimi i Serbisë në ka qenë dhe vazhdon të jetë më i ulëti në rajon”, shton ai.
This includes aligning its foreign and security policy to that of the European Union – in a progressive manner and with genuine interest in making political decisions reflecting future alignment. Serbia’s CFSP alignment has been and continues to be the lowest in the region.
2/4— Vladimír Bilčík MEP (@VladoBilcik) August 23, 2022
This has been a consistent message from the European Parliament and is included in my 2021 Report on Serbia, which was adopted last month with a huge majority in Strasbourg.
4/4— Vladimír Bilčík MEP (@VladoBilcik) August 23, 2022
Ai thotë se vendosja e sanksioneve kundër Rusisë nga Serbia dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, do të përcaktoj ritmin e anëtarësimit në BE.
“Përafrimi i plotë me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë, si dhe me normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, do të përcaktojë ritmin e anëtarësimit në BE. Ky ka qenë një mesazh i qëndrueshëm nga Parlamenti Evropian dhe është përfshirë në Raportin tim 2021 për Serbinë, i cili u miratua muajin e kaluar me një shumicë të madhe në Strasburg”, përfundon Bilčík.
Ditë më parë ishte raportuar nga zyrtarët rusë se ministri serb i Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin do të takohet në Moskë me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.
Sipas komunikatës të ministrisë që udhëheq Vulin, ai ia ka kujtuar Lavrovit se Serbia “nuk e harron vëllazërinë” dhe se nuk ka pranuar t’i vë sanksione Rusisë.
Vulin e ka quajtur Lavrovin mik të sinqertë të serbëve duke i shprehur mirënjohje për “respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e Kosovës”.
Kujtojmë se, Serbia u ka rezistuar deri më tash thirrjeve e presioneve nga Perëndimi për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë. Aktualisht, është ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk e ka bërë këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri