Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka komentuar dokumentin e fundit i quajtur si “non-paper” cili u publikua në media ku flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Berisha ka thënë se në këtë “non-paper” mungon vetëm përshkrimi i momentin dhe vendit ku do të nënshkruhet ky kapitullim.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se nuk ekziston lider apo parti politike në Kosovë që që do të nënshkruante një marrëveshje të tillë.
“Me bindje të thellë dëshiroj t’ju garantoj se nuk ka lider të Kosovës, parti politike, e as legjislaturë të Kuvendit të Kosovës që do të nënshkruante apo votonte një marrëveshje si kjo e parashtruar në këtë “non paper” apo ndonjë element të përmendur në të”, ka shkruar Berisha.
Ai ka theksuar se nëse dikush mendon se një gjë e tillë mund të realizohet atëherë tymi i gazit lotsjellës që ishte hedhur në Kuvend, nuk do të mbetet më në Parlament, e as brenda kufijve të Kosovës.
“Nëse dikush ka akoma iluzione se një gjë e tillë mund të realizohet, atëherë tymi i gazit lotsjellës që keni parë para disa vitesh në Parlamentin e Kosovës, nuk do të jetë më tym i lotsjellësit, dhe nuk do të mbetet më në Parlament, e besa as brenda kufijve të Kosovës”, ka shkruar Berisha.
Për këtë “non-paper” ka reaguar sot edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Postimi i plotë:
Non paper shqip
Me kujdes e lexova dhe ri-lexova një “koncept dokument” apo “non paper” siç po e quajnë, e që dje u publikua nga një media e Kosovës. Duke marrë parasysh se për nga definicioni këso lloj konceptesh janë jo-formale, ashtu edhe unë në mënyre jo-formale me një non-status dëshiroj ti them dy fjalë për të!
Meqenëse që nga procesi i Vjenës e deri te marrëveshja e Shtatorit të kaluar në Ëashington të SHBA-ve ne si Kosovë nuk kemi arritur të imponojmë tezat tona në tavolinën e bisedimeve, është pala tjetër, ajo Serbe e cila gjithmonë po e ka përparësinë e hapit të parë, e si rezultat i kësaj dalin në publik edhe kësi lloj “jo-dokumentesh” si dhe disa harta të dyshimta të gjoja ndarjes, të cilat kanë për qëllim matjen e pulsit të palës Kosovare për procesin e bisedimeve që na pret në muajt në vijim.
Koncept dokumenti apo “non paper” siç po e quajnë, është i shkruar në frymën e dokumenteve të kapitullimit, dokumente të cilat të dy shtetet e cekura si iniciues të këtij “non paper” janë mësuar t’ia imponojnë njëra tjetrës gjatë shekullit të shkuar.
Në këtë “jo-dokument” mungonte vetëm edhe përshkrimi i momentit dhe vendit se ku do të nënshkruhet ky kapitullim, por duke e njohur historinë, me siguri nënshkrimi parashihet të ndodh në një vagon treni diku në Beograd!
Për të gjitha shërbimet diplomatike të cilat do ta lexojnë këtë jo-status, dëshiroj t’ju përkujtoj se Kosova as nuk e ka humbur Luftën e Parë Botërore, e as Luftën e Dytë, për më tepër, Kosova dhe qytetarët e saj për vite të tëra kanë vuajtur nga aparteidi i regjimeve të Pashiqit, Rakoviqit e Millosheviqit për ti përmendur disa si dhe u kanë mbijetuar dy gjenocideve atij të vitit 1945 dhe të viteve 1998-99.
Me bindje të thellë dëshiroj t’ju garantoj se nuk ka lider të Kosovës, parti politike, e as legjislaturë të Kuvendit të Kosovës që do të nënshkruante apo votonte një marrëveshje si kjo e parashtruar në këtë “non paper” apo ndonjë element të përmendur në të.
Nëse dikush ka akoma iluzione se një gjë e tillë mund të realizohet, atëherë tymi i gazit lotsjellës që keni parë para disa vitesh në Parlamentin e Kosovës, nuk do të jetë më tym i lotsjellësit, dhe nuk do të mbetet më në Parlament, e besa as brenda kufijve të Kosovës! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi