Deputetët: ZRRE urgjentisht të ndalë praktikat e kundërligjshme të faturimit të rrymës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur sot ka diskutuar për raportin e Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.
Në Komision ka raportuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, duke bërë një kronologji të hetimit të këtij rasti nga 7 prilli i këtij viti. Ai tha se kostoja vjetore që kanë paguar qytetarët e Kosovës është diku 8 milionë euro.
“Ne në vlerësimet që kemi pasur me ZRRE-në kur kemi parashtruar këtë pyetje, na është thënë pikërisht kjo: ‘Se kjo ngarkesë 4.5 për qind në faturat e energjisë që janë paguar për veriun janë futur në nivelin e çmimit’, dhe unë supozova që është pikërisht për mos me u diktuar kjo në fatura, sepse çdo qytetar sigurisht se do ta kishte shfrytëzuar mekanizmin e ankesave. Mirëpo, ka qenë jo korrekte dhe jo transparente sa i përket trajtimit të kësaj çështje. Në anën tjetër është edhe një dukuri tjetër që ne e kemi ngritur me ZRRE-në, sepse 4.5 për qind në nivelin e çmimit me një faturë ta zëmë prej 20 euro, dallon prej asaj që mund të jetë 30 ose 40 euro, sepse nuk është më 4.5 për qind, mirëpo vlera është shumë më e madhe, çështje kjo që shumë lehtë edhe ekspertët munden me vërtetuar”, ka theksuar Jashari.
Për çështjen e kompensimit, Avokati i Popullit ka thënë se mënyra më e mirë është që kjo formë të bëhet në faturat vijuese në vlerën e njëjtë.
“Pa dijeninë e tyre dhe pa ju dhënë mundësinë për të kontestuar një vendim të tillë, (qytetarët) janë ngarkuar me këtë borxh, tani më është detyrë e autoriteteve shtetërore që ta lirojnë qytetarin prej kësaj barre të procedimeve, eventualisht edhe gjyqësore, mirëpo forma më e lehtë që ne kemi propozuar ka qenë kompensimi në formën e reduktimit të nivelit që është paguar në faturat e kaluara, në faturat vijuese në vlerën e njëjtë”, ka deklaruar Avokati i Popullit.
Miljana Nikoliq, anëtare e komisionit e ka pyetur Jasharin nëse në faturat që marrin qytetarët e Kosovës shkruan shuma e shpenzuar për veriun, ndërsa Jashari tha se qytetarët nuk e kanë vërejtur ngarkesën, pasi nuk është treguar në çmim pjesa për veriun.
Mexhide Mjaku-Topalli, deputete nga PDK ka thënë se kjo çështje duhet të diskutohet në seancën e ardhshme të Kuvendit.
Ajo shtoi se është shkelje ligjore që qytetarët të paguajnë energji elektrike për qytetarët e veriut.
Ndërsa, deputetja e PDK-së, Luljeta Veselaj tha se 8 milionë euro të paguhen për militantët që kanë vrarë shqiptarë në Kosovë, është dy herë shkelje e të drejtave të njeriut.
“Si qytetarë të Kosovës në çdo familje tonë ka prek ky shqetësim dhe ne e kemi vërejtur që faturat e rrymës janë shumë të fryra karshi shpenzimeve, mirëpo nuk e kemi ditur se ku është problemi… Ka qenë edhe më shqetësuese, sepse ka familje që kanë njerëz të vrarë, të humbur që nuk i dinë ku i kanë dhe paguajnë për njerëzit, të cilët ja kanë vrarë familjarët e tyre. Tetë milionë euro ta paguhen për militant të cilët kanë vra, kanë përdhunua dhe kanë dëbuar njerëz prej shtëpive është dy herë shkelje e të drejtave të njeriut”, ka theksuar Veselaj.
Deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi tha kjo çështje është ngritur me të drejtë nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari. Sipas saj, ky model i shkeljes së të drejtave të njeriut nuk ekziston askund në botë dhe ky diskriminim duhet të ndërpritet.
Ajo ka propozuar që në mbledhjen e ardhshme të raportojë edhe bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në këtë komision parlamentar, për të cilin propozim u pajtuan shumica e anëtarëve të komisionit.
Edhe deputeti Sami Kurteshi nga Vetëvendosje tha se nëse është bërë me vetëdije kjo shkelje e të drejtave të qytetarëve, është vepër penale.
Ndërsa, në bazë të këtyre konstatimeve, Avokati i Popullit ka adresuar tri rekomandime.
Në rekomandimin e parë thuhet që ZRRE urgjentisht të ndalë praktikat e kundërligjshme të faturimit të energjisë elektrike të shpenzuar në veri të Republikës së Kosovës tek konsumatorët në pjesën tjetër të vendit.
Në rekomandimin e dytë thuhet që Qeveria, në bashkëpunim me ZRRE-në dhe KEDS-in, të gjejë një mënyrë alternative për t’iu shmangur humbjeve në veri të vendit, duke trajtuar të gjithë konsumatorët në mënyrë të barabartë sipas normave kushtetuese dhe ligjore kundër diskriminimit.
Po ashtu në rekomandimin e tretë të Avokatit të Popullit thuhet që ZRRE-ja, në pajtim me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, të nxjerrë një vendim, me anë të të të cilit do të miratohej zbritja e tarifave deri në atë masë që do të mundësonte kompensimin e konsumatorëve të cilët, padrejtësisht, janë faturuar, dhe vazhdojnë të faturohen, për energjinë elektrike të shpenzuar në katër komunat e veriore.
Përveç anëtares Miljana Nikoliq nga Lista Serbe, anëtarë tjerë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, e kanë votuar raportin e Avokatit të Popullit. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën