Në mungesë të kuorumit deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të miratojnë raportin vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2019.
Të zgjedhurit e popullit në seancën e sotme kërkuan që ky institucion të rrisë performancën dhe efikasitetin e punës.
Duke shprehur mosmbështetjen për këtë raport, deputeti i LVV-së, Hekuran Murati tha se në KRPP nuk ka pasur shfrytëzim të drejtë të parasë publike.
“Në aspektin e monitorimit të shpalljes së tenderëve të procedurave të prokurimit, ky institucion nuk e ka kryer punën si duhet. Gjatë vitin 2019 kemi parë rritje enorme të kontratave me negocim, pa procedurë pa tenderim dhe negocim të mbyllur. Kemi pa rritje të aneks kontratave me shumë enorme. Për dy këto kategori viti 2019 shënon rekord, në këtë aspekt duke pas parasysh se si proces prokurimi duhet të sigurojë vlerën për para dhe kthimin më të mirë për paranë publike. Procedura të tilla që nuk arsyetohet dhe bëhet vetëm të kamuflohet favorizimi i kompanive të caktuara, atëherë ne konsiderojmë se nuk ka pasur shfrytëzim të drejtë të parasë publike”, tha ai.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Shkelzen Hajdini derisa i paraqiti disa të dhëna të punës së KRPP-së gjatë vitit 2019, tha se e përkrahin raportin e tyre të punës.
“Ky raport përmban të dhënat mbi kontratat e nënshkruara gjatë vitit 2019. Gjithësi ishin 12461 kontrata të publikuara në vlerë prej 780 milionë euro. Krahasuar me vitin 2018 ishin 150 milionë euro më shumë. Raporti i prezantuar në komision dhe në Kuvend përmban një analizë të këtij institucioni rreth kontratave të nënshkruara duke u bazuar në burimet e financimit. Viti 2019 krahasim me vitin 2018 bazuar në raportin ka një përparim të vogël si rezultat i rritjes së përdorimit të procedurës së hapur, zvogëlimi i procedurave të negociuara dhe futja në përdorim të sistemit elektronik të prokurimit. Megjithatë marrë parasysh rolin dhe mandatin që e ka KRPP, kërkojmë të rrisë monitorimin e kontratave”, tha ai.
E mbështetje këtij raporti në emër të PDK-së i dha deputetja Ariana Musliu-Shoshi, e cila kërkoi edhe avancim të mëtejmë të kornizës ligjore të prokurimit publik
“Ne si grup parlamentar do të mbështesim këtë raport dhe do të vazhdojmë të mbikëqyrim zbatimin e rekomandimeve të shumica prej të cilave janë të rëndësishme në përmirësimin e sistemit të përgjithshëm të prokurimit publik në vendin tonë. Duhet të theksohet se avancimi i mëtejmë i kornizës ligjore të Prokurimit publik duhet të mbetet një nga nevojat me më prioritet sepse ndërlidhet me MSA-në dhe agjendën për reforma evropiane”, tha ajo.
Megjithëse përkrahje i dhanë edhe grupet tjera parlamentare, në sallën plenare nuk ishin deputetët e nevojshme për të hedhur në votim këtë raport.
Ndërkohë deputetët dështuan të miratojnë edhe rekomandimet për raportimin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![EXFIS fiton kontrata me NATO në vlerë prej 1.87 miliardë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/EXFIS780x439-780x439.jpg)
EXFIS fiton kontrata me NATO në vlerë prej 1.87 miliardë euro
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht