Deputetët e opozitës folën për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit pasi i vunë zjarrin karrigeve dhe seanca u ndërpre.
Ata u shprehën njëzëri se kjo situatë ka ardhur si pasojë e veprimeve të qeverisë, që për ta është djegur Kushtetura e po synohet të shkatërrohet opozita.
Flamur Noka: Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vjetësh i ka vënë flakën demokracisë po bën gjithçka për t’i vënë flakën Shqipërisë për interesat e tij. Jemi këtu për të kryer misionin tonë që na ka ngarkuar populli opozitar. Kemi 3 vjet që Rama na ka hapur luftë. Tentoi të na likujdonte si forcë politike, dështoi, zgjodhi të arrestojë liderin e opozitës dhe tani po kërcënon me burg kreun PL, PR ka burgosur Fredi Belerin dhe tani burgosi Salianjin. Ai zgjidhje shikon kërcënimin me burg. kushdo që i nxjerr të palarat ka një përgjigje; kërcënohet me burg. Ne jemi të vendosur, ne nuk stepemi. Ta harrojë Rama se mund ta likujdojë opozitën apo ta intimidojë. Sot është në ballë të aksionit qytetar dhe të hënën në 7 tetor kundër këtij regjimi. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë. Këta janë të denjë për të qeverisur median e krimin e organizuar dhe për të vjedhur. Ne do t’i dalim zot këtij vendi. Edhe të enjten kjo panoramë që patë sot është. Nuk ka kompromis me krimin e organizuar që është në parlament nuk ka kompromis me mafien e korrupsionin. Ne jemi në betejë. qeveria teknike është zgjidhje me një narko-qeveri nuk ka paqe, nuk ka zgjidhje”, shkruan A2.
“Nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë pluralizmin, nuk e pranojmë planin ogurzi për shkatërrimin e opozitës që ka filluar me Sali Berishës. Të hënën shqiptarët do të jenë në rrugët e Tiranës për të mbrojtur pluralizmin”, tha Agron Gjekmarkaj, shkruan A2 CNN.
“Ju patë këtë pamje, atë të cilën e detyroi Edi Rama, i cili ka djegur Shqipërinë, Gjykatën Kushtetuese, ka shitur Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën. Të hënën jemi të gjithë në shesh. Këtë pamje që pamë sot do ta shihni çdo të hënë dhe çdo të enjte”, tha Dhurata Çupi.
“Jemi të vendosur, duke lënë ndasitë dhe e gjithë opozita. Çdo qytetarë shqiptar, në orën 18:00 në Tiranë, për protestën më të madhe në këto 34 vite. Pika e fundit e ujit ishte Ervin Salianji”, tha Dashnor Sula.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës
Hasani: Kurti ia ka garantuar Kishës Ortodokse Serbe paprekshmërinë absolute
Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale
Raporti vjetor i NATO-s: Ngriten shqetësime për tensionet në veri të Kosovës
SHBA deri te Maqedonia e Veriut: Askush nuk është mbi ligjin, respektoni pavarësinë e gjyqësorit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë