Deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Armend Zemaj, kanë reaguar ndaj sulmit të bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci, Vitore Stavileci.
Osmani, duke i uruar shërim të shpejtë Stavilecit, ka thënë se dhuna e tillë ka filluar të shndërrohet në një situatë normale në vend.
“Kosova po shndërrohet ne një shoqëri te dhunës dhe organet e rendit si duket po e shiqojnë tere këtë situate si normale. Rastet e shpeshta te sulmeve fizike qe po ndodhin se fundi tregojnë se ata qe dhunën e kane mjet kryesor ndihen te inkurajuar qe mos te flasin me gjuhe tjetër përpos me grushte. Turp për ata qe sulmuan (dhe planifikuan sulmin) e edhe për ata qe rrijnë duarkryq para akteve te tilla duke mos e kuptuar se sa serioze po bëhen sfidat e sigurisë publike ne vendin tone. I uroj Vitore Stavilecit force dhe shërim te shpejte”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.
Abdixhiku ka përmendur të gjitha sulmet e fundit, këtë të Stavilecit, duke e cilësuar si sulm ndaj një nëne të pambrojtur, sulmin ndaj gazetarit Olluri dhe të drejtorit të burgjeve Zogaj.
Edhe Abdixhiku ka thënë se këto sulme janë bërë të zakonshme në vendin tonë.
“Huliganizmi sot mundi një grua e një nënë të pambrojtur; siç mundi dje një gazetar e pardje një drejtor burgu. Dhuna është bërë mjet i zakonshëm këndej; siç është bërë i zakonshëm reagimi ynë fjalë-dënues pas secilit akt të tillë. Me kaq mbyllet. Të vetmit që duhet të reagojnë, policia e organet e drejtësisë, heshtin e s’kanë urgjencë për të dhënë përgjegjësi. Kjo heshtje e inkompetencë e tyre është inkurajim i dhunës për herën tjetër sërish”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndërkaq Zemaj, sulmin ndaj Stavilecit e ka konsideruar akt barbar. Ai ka thënë se këto sulme dhe të gjitha ato që kanë ndodhur edhe më parë në vendin tonë, nuk po dalin në dritë dhe sulmuesit kurrë nuk po zbulohen.
“Akt barbar sulmi ndaj një gruaje, ligësi të sulmohet një nënë, marri të dëgjohet në traditën shqiptare. Kto vepra të liga në kundërshtim me normat morale dhe traditat tona duhet të marrin reagimin publik por me çdo kusht të zinen akteret dhe të dalin para drejtësisë. Ndërsa ata politikan që në Kosovën e pasluftës nuk reagonin ndaj rasteve kriminale të sulmeve politike sot duhet të turpërohen kur ndodhin raste të tilla, sidomos kur vjen ragimi publik nga ana e tyre. Edhe sot e kësaj dite nuk është zbuluar vrasja e zonjës, polices Sebahate Tolaj, edhe sot e kësaj dite nuk është zbuluar vrasja e kunatës shtatzëne në rastin e Ilir Selimajt, edhe sot e kësaj dite kurrë nuk është zbuluar pse Nekibe Kelmendi kërcënohej dhe duhej të ruhej nga policia ndërkombëtare. Andaj reagimi me vonese dhe selektiv është frymëzim për kriminelet që sulmojnë gra. Sot të gjithë pa dallim të reagojmë për këtë rast kriminal”, ka shkruar Zemaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker