LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Komisionit për Siguri thonë se kthimi i trupave serbe në Kosovë është i pamundur

Deputetët e Komisionit për Siguri thonë se kthimi i trupave serbe në Kosovë është i pamundur

Më 16 dhjetor Serbia i ka dorëzuar kërkesë KFOR-it që një mijë trupa ushtarake dhe policore saj t’i sjellë në Kosovë.

Pasi e shqyrtoi për rreth tri javë, misioni të premten i dorëzoi Beogradit përgjigjen, por pa e treguar përmbajtjen e saj.


“Mund të konfirmojmë se përgjigja e KFOR-it ndaj kërkesës serbe është përcjellë, por nuk hyjmë në detajet e korrespondencës së NATO-s. KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, kanë thënë nga KFOR-i në një përgjigje për Telegrafin.

Ndërkohë në mediat serbe është raportuar se përgjigja e KFOR-it është pozitive, pavarësisht që zyrtarët e institucioneve të Serbisë nuk janë deklaruar rreth përmbajtjes së përgjigjes.

E anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kosovë po konsiderojnë që kthimi i trupave serbe në Kosovë është i pamundur.

Kryetari i këtij komisioni, Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kërkesa është pjesë një spektakli të krijuar nga Beogradi.

“Është e pakuptimtë që një ushtri që ka kryer gjenocid në Kosovë të kthehet prapë dhe kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë dhe përgjigje me siguri është në këtë frymë, pra nuk pranohen trupa serbe në Kosovë sepse këtë gjë ata e dinë prandaj krejt kjo është një show i tyre për konsum të brendshëm politik dhe asgjë më tepër”, ka deklaruar Dugolli për RTV Dukagjinin.

Ai ka treguar edhe arsyen pse një gjë e tillë është e pamundur.

“Çdo trup e huaj në Kosovë, shkon përmes marrëveshjeve që shteti I Kosovës do ti bënte në këtë rast nuk behet fjalë për asnjë marrëveshje me Serbinë sepse ajo nuk e njeh Kosovën”, është shprehur deputeti.

Njëjtë mendon edhe anëtari i këtij komisioni nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

“Kjo thjeshtë është një lojë të cilën besoj që NATO nuk bjen në këtë provokim dhe besoj që përgjigja ka qenë e papërshtatshme për vetë Serbinë. Ky spektakël medial që po bëhet është vetëm për konsum të brendshëm politik atje”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë, Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka shkruar lidhur me këtë kërkesë të Serbisë duke thënë se kësaj të fundit nuk i ka pëlqyer përgjigja që ka marrë nga KFOR-i, sepse po të ishte ndryshe, sipas saj, Serbia do të ngutej për ta publikuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori