Ministria e Financave vlerëson lartë raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve të vitit 2016 lidhur me transparencën fiskale në Kosovë.
Ky raport përshkruan kërkesat minimale për sigurimin e transparencës fiskale të shteteve, që lidhen në veçanti me përgatitjen dhe publikimin e dokumenteve kyçe të buxhetit në mënyrë të plotë dhe të besueshme dhe të qasshme për publikun, siç është propozim buxheti, buxheti vjetor i miratuar, raporti vjetor i ekzekutimit të buxhetit, raportet e rregullta të shpenzimeve etj.
Po ashtu, raporti i borxhit publik i vendit është në dispozicion për qytetarët dhe jep informata të plota dhe të besueshme, transparencën në lidhjen e kontratave publike dhe lëshimin e licencave për shfrytëzimin e resurseve natyrore, ekzistencën dhe funksionalitetin e një autoriteti suprem të auditimit të pavarur dhe bërjen publike të auditimeve të tilla.
Si e tillë, transparenca fiskale është element kritik për menaxhim efektiv të financave publike dhe ndihmon në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe bizneseve karshi shtetit. Transparenca fiskale fuqizon llogaridhënien e Qeverisë duke ofruar një dritare të mundësive për qytetarë për të parë nga afër mënyrën e mbledhjes dhe shfrytëzimit të buxhetit të shtetit. Në këtë mënyrë, debati publik është më i informuar dhe bazuar në të dhëna të besueshme.
Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, në raportin e vitit 2016, vlerëson se Kosova ka përmbushur kriteret për transparencë fiskale për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2015. Të dhënat që ka përdorur Departamenti i Shtetit janë nga shërbimet diplomatike dhe konsullore, nga shoqëria civile, nga organizatat ndërkombëtare etj.
Ky vlerësim pozitiv reflekton suksesin e plotë të Qeverisë së Kosovës në rritjen e transparencës buxhetore dhe llogaridhënien. Diskutimi i gjerë i buxhetit me të gjithë akterët e involvuar, pastaj raportimi çdo muaj në Qeveri për të hyrat dhe shpenzimet, transparenca në prokurimin publik, zbatimi i një politike strikte të kursimeve dhe reformat e tjera, kanë rritur besueshmërinë e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë karshi financave publike.
Kjo ka rezultuar me të hyra tatimore dukshëm më të mëdha se në vitin 2014, përmbushje të kritereve të programit të FMN-së, besueshmëri nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe bankat zhvillimore, duke pasur qasje në kredi të buta tek qeveritë e vendeve të BE-së dhe institucionet financiare ndërkombëtare, në nivele të pakrahasueshme më parë.
Ky sukses, i mundëson Kosovës të ketë qasje në “Fondin Inovativ për Transparencë Fiskale” të Departamentit të Shtetit për 2016, ku mund të sigurohen fonde për të rritur kapacitetet e Qeverisë për ekzekutim të qëndrueshëm, të besueshëm dhe transparent të buxhetit, rritjen e qasjes për qytetarët në shpenzimet publike dhe programet e të hyrave si dhe rritjen e aftësisë së qytetarëve për të avokuar për çështje specifike të cilat lidhen me buxhetin e shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet