LAJMI I FUNDIT:

Departamenti amerikan i Shtetit: Korrupsioni dhe informaliteti disa nga pengesat kryesore për investimet e huaja në Kosovë

Departamenti amerikan i Shtetit: Korrupsioni dhe informaliteti disa nga pengesat kryesore për investimet e huaja në Kosovë

Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por kjo është kufizuar nga dështimi për të adresuar disa çështje serioze strukturore, siç është integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe botëror, paqëndrueshmëria politike e ndërhyrja në ekonomi, korrupsioni, furnizimi jo i qëndrueshëm me energji elektrike, ekonomia informale, vështirësitë e të drejtave pronësore dhe sundimi i ligjit.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën, lidhur me klimën e investimeve gjatë vitit 2020.

Sipas raportit, pandemia COVID-19 nuk ka gjasa të çojë në ndryshime të konsiderueshme të përhershme në politikat e investimeve.


“Që nga muaji prill 2020, Qeveria kishte miratuar disa masa emergjente që nuk kërkonin ndryshime legjislative. Këto masa janë të gjitha të përkohshme dhe të përqendruara në ruajtjen e niveleve të punësimit dhe ndihmën e bizneseve për të ruajtur likuiditetin. Si të tilla, ato nuk ndikojnë në mjedisin e gjerë të politikës së investimeve. Qeveria gjithashtu njoftoi për një Paketë të masave të Rimëkëmbjes Ekonomike, por që nga muaji prill, ajo ishte ende duke punuar në finalizimin e paketës”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

DASH thotë se shumë institucione financiare ndërkombëtare kanë parashikuar që normat e rritjes ekonomike në Kosovë të bien deri në 5 për qind.

Raporti tregon se gjatë vitit 2019, nga fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë ka qenë rreth 250 milionë euro.

“Në vitin 2019, fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë u vlerësua në 292 milionë dollarë [247 milionë euro], afër mesatares vjetore 10-vjeçare prej 296 milionë dollarë [250 milionë euro]. Pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e qiradhënies janë përfituesit më të mëdhenj të IHD-ve, të ndjekura nga shërbimet financiare dhe energjia. Ushqimi, teknologjia informative, infrastruktura dhe sektorët e energjisë janë në rritje dhe ka të ngjarë të tërheqin IHD të reja”, tregon raporti.

Po ashtu, DASH thotë se pavarësisht se sektori i drejtësisë mbetet i dobët në zbatimin e ligjit, këto të fundit janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Megjithëse sektori i drejtësisë mbetet i dobët në zbatim, ligjet e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve. Në vitin 2016, Kosova ratifikoi Ligjin për Investime Strategjike që synonte të lehtësonte hyrjen në treg për investitorët në sektorë kryesorë”, thotë DASH, përcjell Telegrafi.

Raporti thotë se ambienti në vend po bëhet gjithnjë e më i politizuar.

“Kohëve të fundit, mjedisi politik është karakterizuar me qeveri të përkohshme. Ndërsa, ambienti në vend po rritet gjithnjë po bëhet më i politizuar”, shton raporti.

Në fund, sipas DASH-ut, përkundër sfidave, Kosova ka tërhequr një numër të investitorëve të rëndësishëm duke përfshirë disa firma ndërkombëtare dhe franshizat amerikane. Aktualisht, Kosova siguron qasje evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori