Marko Roshiq u dënua nga Gjykata me 10 vite burgim dhe gjobë prej 10 mijë eurosh në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, por ai vazhdon të mbetet në liri.
Roshiq u dënua për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me” vrasje të rëndë”.
i nuk ishte prezent në shpalljen e aktgjykimit, bashkë me të akuzuarit tjerë të cilët gjithashtu u dënuan nga gjykata më 28.06.2024.
Me rastin e shpalljes ndaj dënimit, atij i ishte caktuar edhe masa e paraburgimit.
Marko Roshiq akuzohet se si anëtar i grupit kriminal ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit pasi me veturën “Santa Fe” ka përcjellë çdo lëvizje të tij para vrasjes, ndërsa pas vrasjes, në rrobat e të ndjerit është gjetur një letër, në të cilën kanë qenë të dhënat e veturës “Santa FE”, ngjyrë e zezë, me targa “KM-014-FZ”. Në aktakuzë ceket se kjo veturë është në pronësi dhe përdorim të të akuzuarit Roshiq dhe përmes saj ai e kishte përcjellë edhe Mirosllav Ivanoviqin, vëllanë e të ndjerit pasi kishte ndodhur vrasja.
Veton Elshani nga Policia e ka konfirmuar se kur kanë shkuar për të marrë dhe për ta dërguar në paraburgim, Roshiq nuk ka qenë i qasshëm dhe nuk e kanë gjetur.
“Diku më datën 28 qershor të muajit të kaluar, d.m.th. është marrë vendimi nga Gjykata Themelore departamenti special në Prishtinë për me e paraburgos Marko Rashiqin. Ne informacionin për me shku me ndal këtë person me fut në burg e kemi marrë në orët e pasditës, diku kah ora 15:00, pas orës 15:00. Informacionin që u dal në media që u mbajt seanca, u caktu masa e paraburgimit, u caktu dënimi, ish kanë diku kah ora 10:00 për media. Kështu që ne kur e kemi pranu, ka qenë shumë vonë me kërku anej-knej. Ai as nuk ka qenë aty, nuk ka qenë i qasshëm për neve. Edhe që nga ajo kohë, ai nuk është i qasshëm për neve. Krejt çka thashë tash ka ndodhë më datën 28 qershor (2024), qe dy javë i ka kjo punë”, theksoi Elshani.
Nga të dhënat e Shërbimit Korrektues të Kosovës mëson se Roshiq ka qenë nën masën e paraburgimit nga data 21.11.2018 deri më 03.06.2022 kur ishte liruar nga kjo masë.
Përveç Roshiq, Gjykata i kishte gjetur fajtorë për këtë vrasje Nedeljko Spasojeviqin, Zharko Jovanoviqin dhe Dragisha Markoviqin me nofkën “LIMAJ”.
Motivi i vrasjes sipas Prokurorisë ka qenë shtrirja e kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike ashtu edhe ekonomike, dhe veprimtarisë së përgjithshme të aktivitetit kriminal.
Nedeljko Spasojeviq ishte shpallur fajtor për veprën penale të ricilësuar nga krimi i organizuar në keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, dhe për armëmbajtje gjobë 4,500 euro
Dragisha Markoviq ishte gjetur fajtor për veprën penale bashkëkryerje për “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dënim me burgim 4 vjet.
Ai është liruar nga akuza për ‘’zbulim të fshehtësisë zyrtare”.
Zharko Jovanoviq është shpallur fajtor bashkëkryerje për keqpërdorim të detyrës zyrtare” burgim 4 vitesh dhe për ” armëmbajtje pa leje” dënim me gjobë 1500 euro.
Dënim plotësues për marrjen e sendit në këtë rast armët dhe pajisjet e të akuzuarave Nedeljko Spasojeviq dhe Marko Roshiq.
Silvana Arsoviq ishte liruar nga akuza për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “vrasje e rëndë” dhe “keqpëdorim i detyrës zyrtare”.
Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së aktgjykimit.
Në këtë rrugëtim gjyqësor, janë dëgjuar dëshmitarë, janë shfaqur pamje të kamerave të sigurisë si prova materiale, ka pasur edhe dështime të seancave.
Në mesin e dëshmitarëve të dëgjuar para kësaj Gjykate ka qenë edhe gruaja e të ndjerit, Milena Popoviq.
Në këtë rast, i akuzuar ka qenë edhe Rade Basara për të cilin Prokuroria Speciale në fjalën përfundimtare ishte tërhequr nga ndjekja penale në mungesë të provave.
Sipas Prokurorisë, grupi ishte i udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.
Veprimet e secilit të akuzuar në kryerjen e vrasjes sipas prokurorisë
Sipas aktakuzës, secili nga të lartcekurit në ditën kritike kanë kryer veprime konkrete inkriminuese të cilat kanë dërguar deri te vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviqit.
Prokuroria pretendon se i pandehuri Nedeljko Spasojeviq duke vepruar si anëtar i grupit, ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes duke bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit e panjohur që të kryejnë vrasjen e Ivanoviqit.
Sipas aktakuzës ai fillimisht u ka mundësuar të dyshuarve që të lëvizin me veturën zyrtare të policisë të markës Golf IV, karavan, më pas i ka dërguar të njëjtit tek vetura “Opel Astra”, ngjyrë e kaltër, pa targa, nga e cila veturë është shtënë në të ndjerin Oliver Ivanoviq.
Përveç kësaj në aktakuzë thuhet se i pandehuri Nedeljko Spasojeviq në ditën kritike së bashku me dy policët që kanë qenë të parët në vendin e ngjarjes Zharko Jovanoviq dhe Dragisha Markoviq, kanë lejuar personat e paautorizuar të futen në vendin e ngjarjes dhe të dëmtojnë provat që kanë qenë aty.
E pandehura Silvana Arsoviq, akuzohet se si anëtare e grupit kriminal kishte ndihmuar në eliminimin e pengesave për kryerjen e vrasjes duke shkyçur nga rryma kamerat e sigurisë dhe duke mundësuar që të dyshuarit të mos incizohen nga kamerat e sigurisë në kohën kur kryhet akti i vrasjes.
Sipas Prokurorisë, Arsoviq menjëherë pas vrasjes së Ivanoviqit ka aktivizuar kamerat e sigurisë në zyrat e partisë SDP. Ajo sipas aktakuzës ka qenë duke punuar si administratore në këto zyre dhe si person i vetëm në objektin e përmendur në kohën kur është kryer vrasja.
Polici Dragisha Markoviq akuzohet se pa autorizim ka dhënë informata të cilat përbënin fshehtësi zyrtare gjatë kohës sa ishte në vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur vrasja e Oliver Ivanoviqit.
Dy policët Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, akuzohen edhe se kanë manipuluar me provat e vendit të ngjarjes me qëllim që t’i bëjnë të pashfrytëzueshme duke i hequr dhe fshehur ato. Sipas Prokurorisë Speciale Dragisha Markoviq, bën me dorë në drejtim të gëzhojës e cila ishte gjetur në vendin e ngjarjes e të cilën më pas i pandehuri Zharko Jovanoviq e merr atë gëzhojë, e fut në xhep dhe së bashku me të pandehurin tjetër Dragisha Markoviq largohen nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës kishte konfirmuar se kishte pasur një urdhër arrest për Milan Radoiçiqin në dhjetor të vitit 2018, i cili ishte duke u hetuar për këtë vrasje, por Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj në një konferencë për media, 5 vite pas, në dhjetor të vitit 2023 kishte deklaruar se ai e kishte dhënë pëlqimin për tërheqjen e urdhër-arrestit për Radoiçiqin. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A