LAJMI I FUNDIT:

Dënohet kolegji ‘Mehmet Akif’ për shkelje të privatësisë, vendosi kamera në tualete

Dënohet kolegji ‘Mehmet Akif’ për shkelje të privatësisë, vendosi kamera në tualete

Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas të gjeturave nga inspektimi i zhvilluar nga Agjencia, dënoi Kolegjin ‘Mehmet Akif’ me 12.000 euro për shkelje të privatësisë përmes vëzhgimit me kamera.

Në njoftimin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale thuhet se me kërkesë të Agjencisë, të iniciuar më 05 maj 2016, për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj Kolegjit ‘Mehmet Akif’, më 09 shkurt 2018, Divizioni për Kundërvajtje i Gjykatës Themelore në Prishtinë, shqiptoi gjobën prej €12.000 për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamera në hapësira që nuk lejohet instalimi i kamerave.

Zyrtarë të Agjencisë, gjatë inspektimit të zhvilluar në maj të vitit 2016, kishin konstatuar se ky kolegj kishte instaluar kamera në hapësira të punës, si zyra, klasa mësimi si dhe hapësira sanitare (tualete të kolegjit).


Kjo mënyrë e përpunimit të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamera bie ndesh me dispozitat 62 dhe 64 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe si e tillë përbën shkelje të privatësisë së individit.

Në njoftim thuhet se vëzhgimi me kamera lejohet vetëm nëse konsiderohet e nevojshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pasurisë, edhe atë vetëm në hyrjet e ndërtesave, por jo edhe në hapësirat e brendshme të punës, e aq më pak në hapësirat sanitare, respektivisht tualete. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori