Dënohet me katër vjet burg polici që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën Zana Gjevukaj

Polici Argjend Kastrati është dënuar me katër vjet burgim për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në magjistralen Prishtinë - Pejë, ku kishte mbetur e vdekur Zana Gjevukaj, 26-vjeçare.
Aktgjykimi ndaj Kastratit u bë sot në Gjykatën Themelore të Pejës, transmeton Telegrafi.
Aksidenti me fatalitet kishte ndodhur më datën 1 të muajit prill 2025.
Kastratit po ashtu do t'i merret leja e patent shoferit, dhe ai nuk mund të aplikojë edhe për katër vite për leje të re./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































