Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së trajtimit të ujit Badoc, se është dëmtuar edhe një gyp i ujit i çelikut me diametër fi 600 mm.
Me dëmtimin e këtij gypit, numri i konsumatorëve që mbesin pa ujë shtohet.
“Me këtë rast jemi detyruar të ndërpresim prodhimin e ujit nga fabrika e Badocit deri në sanimin final të gypit. Gypi në fjalë i cili furnizon një pjesë të madhe të kryeqytetit me ujë të pijshëm është dëmtuar nga kompania private “Gerlica”, përgjatë punimeve në rrjetin e kanalizimit, në afërsi të gypit tjetër të ujit me diametër fi 600 mm që ka pëlcitur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme”, njofton KRU “Prishtina”.
Tutje, thuhet se ekipe të shumta të departamentit teknik janë në dy vendet e ngjarjes duke tentuar që të sanojnë në kohë rekorde 2 gypat dhe që të dytë gypa të rëndësishëm magjistral, që janë furnizuesit kryesore të një pjese goxha të madhe të Prishtinës me rrethinë.
“Me shumë sinqeritet kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badocit. Përjashtim nga mungesa e ujit bën vetëm Qendra Klinike Universitare e Kosovës QKUK-ja. Mbesim me shpresë që furnizimi me ujë të iu rikthehet shpejtë konsumatorëve edhe pse janë sanime të natyrës më të vështirë”, thuhet në komunikatën për media të ujësjellësit “Prishtina”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit