Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, kanë protesuar me moton “Demokracia vdes në errësirë”.

Protesta është organizuar në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, transmeton Telegrafi.


Protesta ka nisur rreth orës 12:00 në sheshin "Zahir Pajaziti" dhe ka përfunduar e qetë.

Naim Sadiku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se përmes protestës shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me pezullimin e licencës së Klan Kosova.

“Përmes kësaj proteste si AGK shprehem pakënaqësi per pezullimin e licencës për Klan Kosova. Gazetarët janë përballur me një fushatë të egër gjatë kësaj kohe nga partia në pushtet. Si AGK kërkojmë që gjykata ta trajton në mënyrë të drejtë këtë çështje”, tha ai.

Ndryshe, sot Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dalë me një sqarim sa i përket rastit të mediumit Klan Kosova.

358756889 191044620621597 8672334461265592175 n 1

MINT ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit në dispozicion për Klan Kosovën Sh.P.K., ka konstatuar se vendimi i shkallës së parë ishte i drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

“Kjo, pasi që Komisioni ka siguruar dokumentacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriut, për “Pronarët e Vërtetë të Subjektit”, në të cilin dokumentacion ka gjetur se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë”, thuhet në njoftimin e MINT.

358825337 947668253176505 6869357917829319763 n 1

Ministria më tej shton se në bazë të këtij dokumentacioni, Komisioni ka refuzuar ankesën e parashtruar nga pala në procedurë, duke konfirmuar të njëjtën shkelje të Kushtetutës që e ka konstatuar ARBK në shkallën e parë.

“Çdo palë në procedurë gëzon të drejtën e ankimimit ndaj vendimeve të ARBK-së. Mirëpo, shkeljet e Kushtetutës nuk mund të konsiderohen kurrë si çështje “teknike””, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

358691872 814258423432822 8383433211963827507 n 1

358667787 270883982236642 3226648944022091025 n 1

358777607 611025167823542 3270153112115061673 n 1