Nga 100 premtimet zgjedhore, të matshme të nxjerra nga programet zgjedhore të PAN, AAK dhe AKR, 26 ishin përfshirë në planin qeverisës, 23 ishin përfshirë pjesërisht kurse 51 prej tyre nuk janë përfshirë fare.
Kështu bëri të ditur Jetmir Bakija nga Demokracia Plus, me rastin e prezantimit të raporti “100 premtimet zgjedhore dhe progresi i tyre”, për progresin një vjeçar të premtimeve zgjedhore të partive politike që udhëheqin Qeverinë e Kosovës.
Ndonëse një vit pas, Bakija thotë se vetëm 2 nga 100 premtimet janë përmbushur plotësisht.
“Një vit pas, ne kemi vlerësuar se vetëm 2 janë përmbushur plotësisht, 41 tjera ka pak progres, 57 prej tyre nuk është vërejtur progres ende. Kurse në programin qeverisës, gjysma janë paraparë plotësisht ose pjesërisht të realizohen ndërsa gjysmën nuk i kemi gjetur në plan qeverisës”, u shpreh ai.
Bakija bëri të ditur se tek fusha e zhvillimit ekonomik, nga 19 premtime sa janë matur, plotësisht është realizuar vetëm fondi për bizneset e teknologjisë informative, fond i cili sipas tij, mbetet të shihet se si po menaxhohet.
Ai shtoi se nuk është vërejtur ndonjë progres në gjashtë premtime zgjedhore ne ekonomi, duke përfshirë: rehabilitimin e Trepçës, skema e financimit të eksportit, themelimi i Gjykatës Tregtare, Agjencia Kosovare e participimeve, tri vite subvencion të pjesshëm të kostos së energjisë dhe ujit për biznese.
Dëbora Peci nga kjo organizatë jo qeveritare tha se në fushën e arsimit, në katër premtime ka pasur progres të pjesshëm ndërsa në shtatë premtime nuk është vërejtur ndonjë progres, si tek: Programi i sistemit dual – punë praktike dhe teori në universitete, dyfishim i kabineteve profesionale dhe depolitizim i sistemit të arsimit. Sipas saj, edhe tek mirëqenia sociale premtime të shumta nuk kanë shënuar aspak progres, e që është rritja e pensioneve prej 25 përqind si dhe ulja e tarifave. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova