LAJMI I FUNDIT:

Demokraci Plus: Komisionet parlamentare të ofrojnë transparencë gjatë mbajtjes së mbledhjeve

Demokraci Plus: Komisionet parlamentare të ofrojnë transparencë gjatë mbajtjes së mbledhjeve

Përhapja e pandemisë COVID-19 edhe në vendin tonë ka vështirësuar punën e institucioneve, në veçanti të Kuvendit të Kosovës.

Demokraci Plus thekson se nëse Komisionet parlamentare mbahen pa praninë e mediave dhe publikut pamundësohet llogaridhënia.

“Përkundër kësaj, disa komisione parlamentare kanë mbajtur mbledhje gjatë kësaj periudhe kryesisht për të diskutuar për masat e ndërmarra nga Qeveria dhe institucionet tjera shëndetësore. Nuk kanë munguar as mbledhjet në mënyrë virtuale, të cilat D+ i inkurajon si formë gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Ajo çfarë D+ nuk inkurajon është zhvillimi i mbledhjeve të komisioneve parlamentare pa praninë e mediave dhe publikut. Transparenca është obligim i institucioneve publike për të shkëmbyer informata me qytetarët”, thuhet në reagim.


Sipas Demokraci Plus, në të kundërtën, pamundësohet llogaridhënia.

“Ne e kuptojmë që komisionet parlamentare duhet të respektojnë masat distancës sociale dhe të shmangin koncentrimin e shumë personave në një sallë, mirëpo kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të pamundësuar qasjen e plotë në informata të mediave dhe publikut. Për këtë qëllim, ne kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që t’i mundësojë transmetuesit publik të regjistrojë dhe shpërndajë me mediumet e tjera mbledhjet e komisioneve, në mënyrë që publiku të ketë informacionet e nevojshme nga puna e përfaqësuesve të tyre. Një mundësi tjetër që Kuvendi mund të konsiderojë është transmetimi i drejtpërdrejtë i mbledhjeve të komisioneve parlamentare në faqet zyrtare të Kuvendit në internet, ashtu siç vepron me seancat plenare. Po ashtu, edhe mbledhjet të cilat mbahen në mënyrë virtuale, videot e këtyre mbledhjeve duhet të publikohen”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori