LAJMI I FUNDIT:

Demi Lovato thuhet se ka nisur një lidhje të re dashurie

Demi Lovato thuhet se ka nisur një lidhje të re dashurie
Demi Lovato (Foto: Getty Images)

Sipas raportimeve të reja, Demi Lovato, ka një të dashur të ri muzikant.

“Është një marrëdhënie vërtet e lumtur dhe e shëndetshme”, tha një burim i brendshëm i këngëtares për People. “Ai është një super djalë”.

Kjo do të jetë lidhja e parë serioze e këngëtares që kur i dha fund fejesës me Max Ehrich në shtator 2020.


Demi Lovato dhe Max (Foto: Instagram)

Lovato, 29 vjeçare dhe Ehrich, 31 vjeç, fillimisht filluan të takoheshin në mars 2020 para se të fejoheshin vetëm katër muaj më vonë.

Megjithatë, në shtator, një burim i tha Page Six se këngëtarja i kishte dhënë fund lidhjes së tyre pasi zbuloi se ai po dilte me të vetëm për publicitet.

Katër vite pas mbidozës, Demi Lovato: Mendoj rrallë për substancat narkotike, është një gjë e bukur
Lexo po ashtu Katër vite pas mbidozës, Demi Lovato: Mendoj rrallë për substancat narkotike, është një gjë e bukur

Këngëtarja – e cila së fundmi ka ndryshuar përemrat e saj – është gati të lëshojë albumin e saj të tetë “Holy Fvck”, i cili me sa duket flet për marrëdhënien e saj me Wilmer Valderrama.

Demi dhe Wilmer Valderrama (Foto: Film Magic)

Në këngën e titulluar “29”, Lovato kundërshton Valderrama, 42 vjeç, për diferencën e tyre 12-vjeçare në moshë. Të dy filluan të takoheshin kur aktori ishte 29 vjeç dhe ajo 17 vjeçe.

Aktorja, e cila u takua me yllin e “That ’70s Show” nga viti 2010 deri në vitin 2016, nuk ka konfirmuar ende se kënga ka të bëjë me marrëdhënien e tyre.

Demi Lovato (Foto: Film Magic)

Në vitin 2016, ajo u takua me yllin e UFC, Luke Rockhold dhe Guilherme Vasconcelos të MMA.

Tre vjet më vonë, ajo vazhdoi të takohej me stilistin Henry Levy për katër muaj dhe pati disa të tjera të shkurtra përpara fejesës së saj me Ehrich. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)

Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori