Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, është e njohur në industrinë muzikore për prurje të veçanta muzikore.

Por, kohët e fundit ajo e ka humbur kënaqësinë për të punuar më shumë, pasi industria muzikore ka probleme të llojeve të ndryshme, shkruan Daily Mail.


Krijuesja e hitit “Stone Cold”, ka treguar se për një periudhë është ndier e pa lumtur për shkak të karrierës dhe presionit nga bota e showbizit.

30493260 8498789 image a 80 1594136282863

Pas një kohe të qëndrimit të rehabilitim, ajo ka vendosur që të fokusohet më shumë në muzikë, se sa si paraqitjeve të saj.

“Unë dua një karrierë që nuk ka të bëjë me trupin tim. Dua që të jetë vetëm rreth muzikës, tekstit dhe mesazhit”.

30493798 8498789 image a 90 1594137017471

“Muzika më ka sjellë më shumë lumturi kur isha më e re, por e humba atë ndjenjë kur kuptova më shumë rreth industrisë muzikore. Nuk dua që të rikthehem siç isha më parë. Kjo është ajo që dua”, është shprehur ajo.

Kjo vjen si pasojë e izolimit të saj gjatë pandemisë coronavirus, ku i ka ofruar asaj më shumë mundësi që të njoh veten dhe emocionet e saj. /Telegrafi/

30495570 8498789 image a 104 1594139562850