LAJMI I FUNDIT:

Demi Lovato me mesazh për Presidentin Trump: Do të paguash për heshtjen tënde

Demi Lovato me mesazh për Presidentin Trump: Do të paguash për heshtjen tënde

Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, e ka ngritur zërin e saj kundër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe i është lutur atij që të jetë një ‘udhëheqës’ në mes trazirave.

Këngëtarja e “Skyscraper” iu drejtua me një mesazh Trump-it, ku ‘iu lut’ që t’i jepte fund heshtjes së tij përballë brutalitetit dhe të merrte përgjegjësi.

“Donald Trump, bëhu lideri që ne kemi nevojë të jesh. Unë në fakt po të lutem, sepse jemi të detyruar që të kemi ty president deri në nëntor, pastaj do të detyrohesh të paguash për heshtjen tënde, për mungesë së udhëheqjes dhe veprimeve”, ka shkruar ajo.


Demi Lovato (Foto: Instagram)

Vetëm pas fjalimit të Trump, forcat e rendit qëlluan protestuesit paqësorë jashtë portave të Shtëpisë së Bardhë me gaz lotsjellës dhe granata sipas një raportimi të CNN.

“Unë thjesht dua që bota ta dijë, që ne në dioqezën e Uashingtonit, duke ndjekur Jezusin dhe mënyrën e tij të dashurisë … distancohemi nga gjuha nxitëse e këtij Presidenti”, ka thënë ajo për CNN.

Emily Ratajkowski dhe partneri i saj, Sebastian Bear - McClard fotografohen gjatë protestës në Los Angeles
Lexo po ashtu Emily Ratajkowski dhe partneri i saj, Sebastian Bear - McClard fotografohen gjatë protestës në Los Angeles

Si shumë, Demi ka përdorur platformën e saj këtë javë për të shkëmbyer informacione në lidhje me racizmin sistematik dhe për të promovuar ‘Black Lives Matter’.

Demi Lovato (Foto: Getty Images/Guliver)

Zgjimi i trazirave në të gjithë Amerikën ishte pjesë e pasojave të vdekjes tragjike të qytetarit afrikano-amerikan, George Floyd në Minneapolis nga oficeri i policisë, Derek Chauvin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Magazina
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Kalo në kategori