Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi në një intervistë për Telegrafi.com me gazetarin e ekonomisë Albert Spahiu ka thënë se janë tërhequr 197 milionë euro nga aplikimi për 10 përqindëshin në Trust.
Demi tregon se numri i atyre që kanë aplikuar për ta shfrytëzuar këtë të drejtë është rreth 425 mijë kontribuues.
“Për 425 mijë kontribuues janë tërhequr 197 milionë euro për 10 përqindëshin. Është pak a shumë brenda kufijve që kemi pritur, ku maksimumi i tërheqjes së parashikuar ka qenë 200 milionë euro”, tregon Demi.
Ai thotë se totali i atyre që i kanë tërhequr këto mjete është 66 për qind.
“Në total ata që kanë pasur mundësi që ta tërheqin 10 përqindëshin është 644 mijë e 582 llogari. Nga këto llogari, 424 mijë e 542 e kanë kryer tërheqjen, që në total i bie rreth 66 për qind”, thotë ai.
Sipas Demit, kategoria që ka bërë tërheqjen më të madhe në përqindje ka qenë shuma deri në 1,000 euro.
“Kategoria që ka bërë tërheqjen më të madhe në përqindje ka qenë shuma deri në 1,000 euro me 97.2 për qind. Të gjitha shumat mbi 500 euro janë mbi 90 për qind. Pra, deri në 500 euro janë mbi 94 për qind, deri në 2,000 euro janë 94 për qind, deri në 4,000 euro janë 91.8 për qind dhe 4,000 euro janë 91.4 për qind. Mesatarisht për bilancet mbi 500 euro kemi mesatarisht 94 për qind e kontribuuesve që e kanë shfrytëzuar të drejtën për tërheqje, gjë që është nivel i lartë, pra tregon nevojë të qytetarëve për financa për të kryer nevojat që ata kanë dhe faktin që pandemia COVID-19 i ka goditur”, shprehet Demi.

Zëdhënësi i Trustit tregon se vetëm ditën e parë kanë aplikuar gjysma e kontribuuesve.
“Vetëm për 9 orë kanë aplikuar më shumë se gjysma e të gjithë kontribuuesve që kanë aplikuar deri më tani. Në ditën e parë kemi pasur 220 mijë aplikime dhe për të gjithë periudhën tjetër janë rreth 205 mijë aplikime. Andaj, në total janë rreth 425 mijë aplikime, prej momentit kur është hapur deri më 23 mars 2021. Volumi i aplikimeve, pas muajit dhjetor 2020 ka qenë shumë i ulët. Në përgjithësi, procesi nuk ka pasur vështirësi teknike, përveç ditës së parë, ankesa dhe çështje të aplikimit që ndërlidhen me Trustin nuk ka pasur, por kanë qenë probleme teknike që kontribuuesit kanë pasur me bankat ose me parakushtet ligjore në kuptimin që duhet të kishte një llogari bankare aktive”, tregon ai.
Demi bënë thirrje për të gjithë ata që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë që të aplikojnë deri më 6 prill.
“Procesi mbyllet më 6 prill, sikurse është paraparë në Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19, prandaj iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk kanë aplikuar e dëshirojnë që të aplikojnë, ta shfrytëzojnë afatin kohor, ku pas kësaj date nuk do të jetë e mundur të aplikohet”, bënë thirrje Demi.
Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për ndikimin e pandemisë COVID-19 në të hyrat e Trustit si dhe projektet e këtij institucioni për vitin 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania