Ousmane Dembele i ka besuar tifozët e Liverpoolit, pasi ka pëlqyer një foto të tij në Twitter në fanellën e The Reds.

Sulmuesi francez vazhdon të lidhet me një largim nga Barcelona, pasi që nga kalimi prej Borussia Dortmundit, nuk ka arritur ta gjejë vetën.


22-vjeçari tani ka shtuar edhe më shumë zërat për largim nga Camp Nou, shkaku që ka pëlqyer një foto të tij në Twitter ku shihet në fanellën e Liverpoolit.

Kampioni në fuqi i Evropës ka shanse të mira që ta transferojë Dembelen, por që duhet të paguajnë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.

Jurgen Klopp duket se e adhuron lojën e tij dhe mund t’i shtojë konkurrencën Mohamed Salahut dhe Sadio manës, pasi francezin luan në të dy krahët e fushës.

Për lojtarin interesimin kanë shprehur edhe skuadrat si, Manchester City, Chelsea, Manchester United, Atletico Madridi dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

telegrafi sport app