LAJMI I FUNDIT:

Debati për demarkacion në Kuvend (Video)

Debati për demarkacion në Kuvend (Video)

Pas tri viteve diskutimeve dhe betejave politike, sot pritet të jetë dita vendimtare ku do të votohet demarkacionit i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në ora 16:00 ka filluar seanca, në të cilën do të votohet për njërën prej temave kryesore që e kanë karakterizuar diskursin politik në vend.


Deri më tani dihet se partitë e koalicionit qeveritar PDK, AAK, Nisma, partitë e  komuniteteve jo serbe dhe LDK-ja, do të votojnë pro kësaj marrëveshje.

Ndryshe, kundër janë deklaruar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Portali Telegrafi dhe Radio Televizioni Dukagjini do të ju mbajnë të informuar për çdo gjë rreth kësaj seance. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "03-21-2018 00:28:41" ["time"]=> string(16) "21/03/2018 00:28" ["update"]=> bool(false) } 21/03/2018 00:28

Shala i LDK-së i dhuron Haradinajt edhe dokumente tjera

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr sot dhjetra dosje të kuqe me nënshkrime të qytetarëve që kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi.

“Bibliotekës” së Haradinajt iu kanë shtuar edhe dy libra të trashë ku janë dokumente të komunës së Pejës, e që sipas deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, kufiri me Malin e Zi është vendosur në vitin 1930.


Shala, pas fjalimit, ia ka dorëzuar këto dokumente kryeministrit Haradinaj. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 22:55:46" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 22:55" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 22:55

Tahiri: Nëse varemi nga Lista Serbe, nuk do ta votoj demarkacionin

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri është shprehur kundër idesë që çdoherë për vendime të rëndësishme Kuvendi i Kosovës të varet nga Lista Serbe dhe u ka bërë thirrje partive shqiptare që të bëhen bashkë për ta kaluar demarkacionin.

“Nëse varemi vetëm nga Lista Serbe për t’i bërë 80 vota, unë nuk e votoj demarkacionin, por nëse ne shqiptarët e bëjmë shumicën, atëherë unë do ta votoj demarkacionin”, tha Tahiri.


Ai e ka lutur Vetëvendosjen dhe Grupin e Deputetëve të Pavarur, që ta ndihmojnë edhe kësaj radhe kryeministrin Ramush Haradinaj për të votuar demarkacionin. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 22:28:03" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 22:28" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 22:28

Veseli në konsulta me Hotin, Hoxhajn, Limajn dhe Shalën në Kuvend

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, është duke vazhduar edhe në këto orë të vona.

Janë bërë gjashtë orë që kur ka filluar kjo seancë, ndërkaq ende po vazhdon debati parlamentar lidhur me demarkacionin, ku kanë mbetur edhe disa deputetë të cilët do ta marrin fjalën.


Gjatë kësaj seance kryeparlamentari Kadri Veseli është parë duke u konsultuar me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shalën, shefin e GP-së të LDK-së, Avdullah Hotin, dhe dy zv/kryeministrat Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limajn.

Nuk dihet se për çfarë janë konsultuar por me gjasë për shtyrje të votimit të demarkacionit.

Telegrafi më herët raportoi se sonte nuk do të ketë votim të kësaj marrëveshje për shkak të mungesës së numrave. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 22:01:13" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 22:01" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 22:01

Hasani: S’pajtohem me demarkacionin por jam për jetë më të mirë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka deklaruar se ai nuk pajtohet me Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, por do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe votuesve që të kenë një jetë më të mirë për shtetin.

Hasani tha se çështjet me rëndësi duhet të kenë konsensus politik, “por logjika e sotme politike, tregon se Kosova është e nënshtruar politikisht dhe me këso politike e kemi Asociacionin, Gjykatën Speciale dhe me këso politike nuk do të jemi partner ndërkombëtar, por shërbyes social në dëm të shtetit”.


“Kosova ka nevojë për liberalizimin e vizave, sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomi që nuk vjen me demarkacionin dhe liberalizimin e vizave”, tha ai. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 21:20:12" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 21:20" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 21:20

Votimi i demarkacionit nuk bëhet sonte?

Debati parlamentar lidhur me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi është duke vazhduar ende në Kuvendin e Kosovës edhe pse aty kanë mbetur shumë pak deputetë në sallën ku po mbahet seanca.

Siç merr vesh Telegrafi nga burime brenda kabinetit qeveritar pavarësisht asaj që u tha se sonte do të hedhet në votim projektligji për këtë marrëveshje, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.


“Sonte nuk ka gjasa që të votohet pasi që nuk i kemi numrat”, ka thënë këto burime për Telegrafin.

Po ashtu disa deputetë të partive të ndryshme që ka kontaktuar Telegrafi janë shprehur skeptikë sa i përket votimit të sotëm të demarkacionit, duke thënë se gjasat janë të vogla dhe mund të ketë shtyrje sepse nuk ka numra. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 20:32:02" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 20:32" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 20:32

Milaim Zeka nuk beson se sonte do të ketë votim për demarkacionin

Edhe pse ishte paralajmëruar se sot do të votohet Projektligji i demarkacioni me Malin e Zi, një gjë e tillë nuk ka gjasa që të ndodhë sot.

Kjo pasi që koalicioni  nuk i ka 80 votat e duhura për demarkacionin.


Deputeti Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate ka thënë për Kosovapress se sonte nuk ka votim për Projektligjin e demarkacionit.

“Sëmundja” e deputetit të LDK-së Ramiz Kelmendi u ka prishur punë koalicion qeveritar dhe LDK-së, edhe pse u tha se ishin shumë afër sigurimit të votave.

Seanca ka filluar në orën 16:00 dhe debate ende po vazhdon, ndërsa pritet që të flasin edhe më shumë se 20 deputetë. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 20:12:28" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 20:12" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 20:12

Daut Haradinaj, Rexhep Selimit: Nuk ke ma ushtarë

Deputeti i AAK-së Daut haradinaj e ka marr fjalën pas bashkëluftëtarit të tij Rexhep Selimi.

Ai i ka thënë deputetit Selimi se si “patriot që është duhet ta dijë se si ndryshohet kufiri”.


Por për këtë i tha se nuk ka ushtarë pas vetes. “Nuk ke ma ushtarë o Rexhë”, i tha Haradinaj,Selimit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 20:11:05" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 20:11" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 20:11

Selimi: Më habit qëndrimi i AAK-së dhe Nismës

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi tha se sot nuk do të votohet as për heqjen e liberalizimit të vizave, as për integrim evropian, as për marrëveshjen e dy presidentëve as për raportin e Bulliqit.

Sipas Selimit, sot do të votohet vetëm për marrëveshjen për demarkacion e jo për marrëeshjet e tjera.


Ai tha se i kupton deputetët e LDK-së dhe PDK-së por jo edhe ata që deri dje kanë kundërshtuar fuqishëm demarkacionin me Malin e Zi duke aluduar në AAK-në dhe Nismën.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 19:19:37" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 19:19" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 19:19

Kurti: Nuk ka ndryshuar demarkacioni i Mehës, por ka ndryshuar AAK e NISMA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, kreu i VV-së, Albin Kurti, tha se demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi nuk mund të quhet demarkacion, por kufi i ri.

Sipas tij, me logjikën e Murat Mehës Kosova nuk ka kufi fare dhe ajo duhet t’i përcaktojë ata në bazë të librave kadastralë.


“Demarkacioni i Murat Mehës dhe Thaçit, Hysenit dhe Mustafës, dhe tash i Haradinajt, nuk është demarkacion por kufi i ri. Me logjikën e Mehës, Kosova nuk ka kufi fare dhe ajo duhet t’i përcaktojë ata në bazë të librave kadastral, me ç’rast ne e marrim barrën e provës. Aty ku nuk kemi ne mbulesë kadastrale toka i takon palës tjetër pavarësisht nëse ata kanë dëshmi apo jo… Me këtë lloj deliminimi që quhet demarkacion po bëhet një precedent i rrezikshëm për Kosovën anembanë”, tha ai.

Kurti e ka krahasuar qeverisjen e kryeministrit Ramush Haradinaj me atë të Isa Mustafës, ku ka akuzuar Haradinajn, për të cilin tha se njëjtë si paraardhësi i tij po përpiqet të hajë me dy lugë, duke treguar se është më shumë i uritur se sa i zemëruar.

“E mbani mend qysh Isa Mustafa vetëm që të mos ketë zgjedhje të reja i mbështeti të gjitha vendimet e këqija të Thaçit. Më shumë se sa vet Thaçi, Mustafa e bëri Thaçin president, e bëri Veselin kryeparlamentar, e mori barrën e ‘Zajednices’ dhe demarkacionit. Njëjt edhe Ramush Haradinaj.

Ngjashëm Haradinaj po përpiqet të hajë me dy lugë. Edhe me Mehën edhe me Bulliqin. Po del se është më shumë i uritur se sa i zemëruar. Dhe për postin e kryeministrit po e merr barrën që nuk i takon e për të cilën nuk ka faj. Nuk ka ndryshuar demarkacioni i Mehës, por ka ndryshuar AAK e NISMA. Nuk bëhet fjalë për korrigjim të kufirit në drejtim të Çakorrit e Zhlebit, por devijim të qëndrimit të Haradinajt në drejtim të Murat Mehës”, tha ai.

Kurti ka rekomanduar zbatimin e pesë pikave përmes së cilave do të duhej të zgjidhej çështja e demarkacionit.

E sipas tij, butësia që po tregon Mali i Zi duhet të shfrytëzohet për një gjë të tillë, gjegjësisht për bisedime të reja rreth kësaj çështje.

“Përfundimisht ne propozojmë debat parlamentar për raportin e komisionit Bulliqi. Deklaratë e Kuvendit për fqinjësi të mirë dhe kërkesë për rishqyrtim të marrëveshjes, përmes kontakteve të drejtpërdrejta diplomatike t’i kumtohet mospajtueshmëria Malit të Zi me metodologjinë e përcaktimit të kufirit dhe nisja e një iniciative të re për një proces të ri të demarkimit. Hetim parlamentar për këtë marrëveshje, rolin dhe përgjegjësinë e faktorëve të involvuar në këtë proces. Konferencë ndërkombëtare lidhur me procesin e përkufizimit, delimitimit dhe shënjimit të demarkacionit të kufirit në Kosovë, rajon dhe më gjerë si rast si për shpalosjen e gjithë të vërtetës”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 19:18:23" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 19:18" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 19:18

Limaj: Për demarkacionin të gjithë mund të supozojmë, por ekspert s’jemi

Deputeti dhe kryetari i Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj ka deklaruar se variantin që kanë ofruar sot për demarkacionin, është një mundësi që duhet ta shfrytëzojnë ekspertët duke ballafaquar faktet me ata të Malit të Zi.

Limaj ka thënë në seancën për demarkacionin me Malin e Zi, se seanca duhet të shihet si mundësi për ta përmbyllur këtë temë.


Sipas tij, projektligjin duhet ta shohim si mundësi për të përmirësuar eventualisht gabimet apo lëshimet e komisionit të parë, pasi vet marrëveshja e dy presidentëve detyron të dyja palët që eventualisht të korrektojnë kudo që është gabuar gjatë gjithë vijës kufitare.

“Është një mundësi që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht me përgjegjësi dhe njerëz ekspert pro e kundër të ulen dhe të bashkëbisedojnë me vendin fqinjë dhe të shohin ato të gjetura a qëndrojnë apo jo, ne të gjithë mund të supozojmë por ekspert të kësaj fushe asnjëri nuk jemi këtu, ne duhet t’i besojmë njerëzve tanë dhe njerëzit tanë të gjeturat që i kanë prezantuar para opinionit publik dhe që është raport sot dhe po bëhet pjesë e ligjit duhet t’i ballafaqojnë me ekspertët e Malit të Zi, jo me neve këtu dhe kjo është mundësia që kemi ofruar me këtë variant sot“, ka thënë Limaj.

Ai tha se asnjëherë deri më tani nuk është testuar provat, faktet që i ka komisioni jonë me komisionin e Malit të Zi.

Mas votimit të këtij ligji, sipas Limajt, është obligim krijimi i komisioneve dhe pasi komisionet të bisedojnë nuk ka mundësi dy komisionet të vënë pika pa miratimin e të dyja palëve.

Ai shtoi se sot duhet të diskutohet për grupin të punës dhe rolin e kuvendit për të gjithë punën që do ta bëjnë grupet punuese nga te dyja vendet. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 19:17:25" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 19:17" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 19:17

Hoxhaj: Nuk duhet ta lëshojmë Kuvendin pa e votuar Demarkacionin

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi, dhe se deputetët e Kosovës nuk duhet ta lëshojnë Kuvendin pa e votuar këtë marrëveshje.

Në seancën e Kuvendit e cila ka nisur në orën 16:00 dhe po vazhdon ende, Hoxhaj ka thënë se votimi i demarkacionit është në të mirë të vendit dhe qytetarëve.


“Kjo është vota më e rëndësishme për dhjetë vitet e ardhshme në lidhjet që kemi ne me Bashkimin Europian – s’ka proces më të rëndësishëm sesa liberalizimi i vizave. Nëse deputetët do ta votojnë këtë marrëveshje – do ta shndërrojnë këtë seancë në një pikë kthese për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se nëse duhet të rishikohet çështja e Çakorrit dhe Kullës edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë pro rishikimit të vijës kufitare. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 18:54:58" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 18:54" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 18:54

Labinot Tahiri: Nëse Lista Serbe e voton demarkacionin, unë nuk do ta votoj

Deputeti i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Labinot Tahiri ka theksuar se nëse Lista Serbe e voton demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, ai nuk do ta votojë atë.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të varen nga votat e Listës Serbe.


Ndryshe, sot po mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e Demarkacionit, në të cilën po mungojnë deputetët e Listës Serbe.

Qëndrimin kundër Marrëveshjes së Demarkacioni, e kanë shprehur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe atë të Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP).

Në seancë është duke munguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, i cili është duke marrë trajtimin mjekësor jashtë Kosovës. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 18:30:38" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 18:30" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 18:30

Deputetët e GDP braktisin seancën (Foto)

Deputetët e Grupit të Deputetëve të Pavarur, të krahut të Visar Ymerit kanë dalë nga seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet debati për demarkacionin me Malin e Zi.

Ende nuk dihet arsyeja, megjithatë më herët, Visar Ymeri nga ky grup, ka thënë se nuk do ta votojnë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.


Ymeri tha se projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi përmban një mori dëshirash të individëve brenda kabinetit qeveritar, teksa pranoi se për shkak të relievit mund të ketë nevojë për korrektime, porse asnjëherë nuk merr përmasa të mijëra hektarëve, siç edhe ka ndodhur ne rastin e Kosovës./Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 17:34:35" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 17:34" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 17:34

Haradinaj lutje deputetëve që të votojnë marrëveshjen e demarkacionit

Kryeministri Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje sërish të gjithë deputetëve që të votojnë pro ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj ka thënë se deri sa ishte pjesë e opozitës kanë shfrytëzuar instrumentet opozitar për të shprehur qëndrimin e tyre.


“Deri sa kemi qenë në opozitë kemi shfrytëzuar instrumentet opozitar të lejuar në demokraci për të shprehur qëndrimin tonë. Kemi krijuar edhe instrumente të panjohur në demokraci”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se gjendet në një pozicion jo të lehtë, mirëpo ka kërkuar ratifikimin e demarkacionit.

“E di që jam në një pozicion jo të lehtë, ju kërkoj LDK-së votën për këtë projektligj, i kërkoj votën PDK-së, i kam kërkua votën edhe AAK-së”, ka thënë
Haradinaj, duke kërkuar që pro kësaj marrëveshje të votojnë edhe deputetët e VV-së dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur.

“Është një moment i ndishëm në jetën e qytetarëve tanë, jemi blloku si vend sa i përket liberalizimit… “, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 17:21:45" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 17:21" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 17:21

Isufi: Votojeni demarkacionin, do të korigjohen gabimet e Komisionit të Murat Mehës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka theksuar se deputetët duhet ta votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se propozimi i Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e demarkacionit, tregon për gabimet e gjetura nga Komisioni i formuar nga Qeveria e kaluar.


“Votojeni projektligjin, me ndryshimin që dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror do të shërbej si orientim. Besoj se me ligjin e propozuar nga Qeveria mundemi që ta korigjojmë gabimin që e ka bërë Komisioni i Qeverisë së kaluar”, ka shtuar Isufi. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 17:13:31" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 17:13" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 17:13

VV ia dorëzon kryeministrit peticionet me nënshkrimet kundër demarkacionit

Ulësja dhe tavolina ku është ulur kryeministri i Kosovës është mbushur me dosje me ngjyrë të kuqe.

Këto janë peticionet me mijëra nënshkrime të mbledhura nga VV e që kundërshtojnë demarkacionin.


Shefi i GP të VV-së Glauk Konjufca bëri një kërkesë për kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Kryeministër mos ua kthe shpinën këtyre qytetarëve”, tha Konjufca.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 17:12:47" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 17:12" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 17:12

Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk do ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi

Visar Ymeri, përfaqësues i Grupit të Deputetëve të Pavarur ka thënë se Grupi nuk e voton marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij, kushdo e ka ndërruar mendjen, të jetë i sinqertë me qytetarët dhe të tregojë se 8200 hektarë do t’i humbë Republika me Kosovën me Malin e Zi.


Ai ndër tjerash ka thënë se qeveria aktuale ngjashëm me të kaluarat vuajnë nga kompleksi i multipersonalitetit.

Sipas tij, në marrëveshjen e Demarkacionit të cilën pritet të votohet praktikisht janë përmbledhur të gjitha dëshirat brenda kabinetit qeveritar.

“Nga njëra anë është marrëveshja e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni në vitin 2015. Dhe kemi raportin e Komisionit të ri shtetëror që konstaton se marrëveshja paraprake është e gabuar dhe se komisioni shtetëror i mëparshëm e ka kaluar mandatin. Gjithashtu kemi një marrëveshje ndërmjet dy presidentëve”, ka thënë ndër tjerash Ymeri. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 17:04:57" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 17:04" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 17:04

Shala, Konjufcës: Edhe ju votuat për rrëzimin e qeverisë së LDK-së

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala i është kundërpërgjigjur shefit të grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca i cili tha se vota e LDK-së pro demarkacionit është “vetëvrasje politike për ta”.

“Ju kujtoj se kundër qeverisë së LDK-së keni qenë të gjithë bashkë. Ju keni parasysh se ne do të ratifikojmë një projektligj që e ratifikon marrëveshjen e gushtit 2015, e solli këtë marrëveshje sepse nuk ka marrëveshje tjetër. E çmoj që kryeministri e solli këtë marrëveshje dhe e pranoj që s’ka marrëveshje tjetër”, u shpreh Shala. /Telegrafi/


array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 17:01:50" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 17:01" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 17:01

Konjufca: Haradinaj erdhi në Qeveri me kuazën e demarkacionit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca ka theksuar se ia kanë sjellur nënshkrimet e peticionet kundër demarkacionit të bërë në vitin 2015, për të cilat ishte angazhuar edhe shefi aktual i ekzekutivit kosovar.

Ai në foltoren e Kuvendit ka thënë se Haradinaj ka bërë edhe përpjekje edhe fizike për ta futur këtë peticion në zyret e Kuvendit të Kosovës.


“Ti kemi sjellë nënshkrimet këtu për ta kujtuar më çfarë pretime ke ardhur në krye të Qeverisë së Kosovës”, ka shtuar Konjufca.

Sipas tij, Haradinaj e ka obligim që t’i kërkojë falje Murat Mehës, të cilit sipas tij, kohë më parë ia kishte përplasur për fytyre hartat, në shenjë mospajtimi me versionin e Mehës për zgjidhjen e demarkacionit.

“Kësaj Qeverie më së paku i konvenon me kalu demarkacioni. Sepse përmes demarkacionit është fshehur korrupsioni. Do ta marrin vesh që korrupsioni është kusht më i rëndësishëm se demarkacioni. Do të humbim territor të cilin nuk do të mund ta kthejmë më kurrë”, ka shtuar Konjufca. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-20-2018 16:50:36" ["time"]=> string(16) "20/03/2018 16:50" ["update"]=> bool(false) } 20/03/2018 16:50

Krasniqi: PDK-ja unanimisht do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit

Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se çështja për të cilët deputetët janë mbledhur sot është shqyrtimi i një teme që në tri vitet e fundit është diskutuar dhe është thënë shumëçka rreth saj.

“Në këtë Kuvend kemi parë edhe skena që nuk i kanë takuar jetës parlamentare që nuk i kanë takuar Kosovës. E gjitha si pasojë e kundërshtimeve rreth kësaj çështje”.


Sipas Krasniqit, gjithsesi gjendemi në një moment tjetër, pas një marrëveshje të nënshkruar në mes të dy presidentëve ku në mënyrë zyrtare merren përsipër obligime bilaterale për të shqyrtuar nëse ka fakte rreth pikave të kontestuara.

“Pra, gati tri vite pas nënshkrimit të marrëveshjes ne sot jemi mbledhur për t’i dhënë drejtim përmes ratifikimit të marrëveshjes dhe për të [liruar qytetarët e Kosovës nga kjo temë që për fat të keq është shndërruar në një traumë kolektive”.

“Sot në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së kërkojmë nga të gjithë deputetët që në vendimet e tyre të kenë parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës. Në emër të GP të PDK ju konfirmoj se ne unanimisht do të votojmë për marrëveshjen”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori