Ministria e Mbrojtjes së Kosovës e ka quajtur të pavërtetë lajmin se “qindra ushtarë të FSK-së aplikojnë për viza pune në ambasadën e Gjermanisë”, i cili u publikua në disa media ditën e hënë.
Ministria e Mbrojtjes në reagimin e bërë ka pohuar se lajmi i tillë është gënjeshtër dhe se është shkrim tendencioz, transmeton Telegrafi.
Lajmi për aplikimin e ushtarëve të FSK-së për viza pune ishte publikuar në portalin Albanian Post.
“Ky lajm, sikur edhe ai i datës 13 janar 2022, i të njëjtit medium, për gjoja largimin e forcave amerikane nga Bondsteel-i, i cili u demantua edhe nga vet autoritetet zyrtare të Ambasadës Amerikane në Kosovë, duke u cilësuar nga ta edhe si lajm i rremë i modelit dezinformues rus, është trillim i plotë, propagandë qëllimkeqe, dezinformatë si dhe shkrim tendencioz dhe i pavërtetë”, thuhet në reagim.
Më poshtë, reagimi i plotë:
“Ministria e Mbrojtjes, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar, reagon ndaj lajmit të rrejshëm të portalit Albanian Post me titull “Skandal: Qindra ushtarë të FSK-së aplikojnë për viza pune në ambasadën e Gjermanisë”, të shpërndarë pastaj edhe nga disa portale tjera online.
Ky lajm, sikur edhe ai i datës 13 janar 2022, i të njëjtit medium, për gjoja largimin e forcave amerikane nga Bondsteel-i, i cili u demantua edhe nga vet autoritetet zyrtare të Ambasadës Amerikane në Kosovë, duke u cilësuar nga ta edhe si lajm i rremë i modelit dezinformues rus, është trillim i plotë, propagandë qëllimkeqe, dezinformatë si dhe shkrim tendencioz dhe i pavërtetë.
Republika e Gjermanisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe se prej vitesh kemi bashkëpunim bilateral intenziv në mes dy ministrive dhe forcave respektive.
Për këtë arsye, me qëllim të realizimit të planeve të përbashkëta dhe objektivave tanë, Ministri Mehaj ka relacione të ngushta dhe komunikime të rregullta me ambasadorin gjerman Jorn Rohde, për çështjet me interes që ata vlerësojnë nga pozitat zyrtare të tyre respektive.
Dezinformata se, kinse, tema e aplikimit për viza e pjesëtarëve të FSK-së, ka qenë temë diskutimi në takimin e tyre, është absurde, plotësisht e pavërtetë, dhe ka për qëllim dezinformimin dhe shkaktimin e konfuzionit të opinionit, qytetarëve dhe aleatëve tanë.
Gjithashtu, gënjeshtra për gjoja aplikimin për vizë të qindra pjesëtarëve të FSK-së në Ambasadën Gjermane, ka qëllim për të paraqitur rrejshëm, një situatë shqetësuese dhe gjoja nivel të lartë demotivimi në radhët e pjesëtarëve të FSK-së.
Siç kemi njoftuar sistematikisht, Ministria e Mbrojtjes dhe direkt Ministri Mehaj, në kuadër të përgjegjësive zyrtare, ka realizuar dhe realizon pandërprerë komunikim të rregullt me dhe nga të gjitha nivelet e organizimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe se moralin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së e konfirmon më së miri angazhimi, përkushtimi, si dhe sukseset me rezultate shumë të larta në shkollime, stërvitje e operacione të pandërprera.
Krahas synimit për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, sistemeve të armatimit, kapaciteteve materiale e infrastrukturore, objektivë me prioritetet shumë të lartë e Ministrit Mehaj është përkujdesja dhe mirëqenia ekonomike e pjesëtarëve të FSK-së.
Rritja e pagave si dhe përmirësimi i kushteve të arsimimit, stërvitjeve, akomodimit, transportit, ushqimit, si dhe përkujdesjes dhe sigurimeve shëndetësore janë preokupimi kryesor aktual i Ministrisë së Mbrojtjes, krahas zhvillimit dhe avancimit sa më të madh të aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për përmbushjen e plotë të misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë