LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni shtetëror dhe kishtar i Maqedonisë udhëton në Romë për ditën e Shën Kirilit

Delegacioni shtetëror dhe kishtar i Maqedonisë udhëton në Romë për ditën e Shën Kirilit

Delegacioni shtetëror dhe kishtar sot vazhdon me traditën shumëvjeçare në kryeqytetin italian, ku në Fronin e shenjtë mbahen disa manifestime për nder të Shën Kirilit.

Sipas programit, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me deputetë nga Kuvendi, zëvendëskryeministri Koço Angjushev dhe përfaqësues të ministrive, arqipeshkvit të KOM-it, Stefanit, me anëtarë të Sinodit dhe delegacione të tjera, së pari do të marrin pjesë në Shërbesën fetare në Bazilikën San Klemente dhe do të vendosin lule në varrin e shën Kirilit.

Më pas, delegacioni do të marrë pjesë në audiencën tek Ati i shenjtë i Kishës katolike në Vatikan, pas çka kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të realizojë takim tet-a-tet me Papa Françeskun, ndërkaq së bashku me zëvendëskryeministrin Angjushev dhe sekretarin shtetëror në MPJ Viktor Dimovski do të realizojnë takime edhe me sekretarin shtetëror të Fronit të shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.


Pasdite, nderimi për iluministët mbarësllovenë, vëllezërve shën Kirili e Metodi vazhdon me aktivitete të përbashkëta të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Sipas programit, delegacionet do të vendosin lule para pllakës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në nder të shën Kirilit në Bazilikën Santa Maria Maxhore, më pas do të marrin pjesë në meshën në kishën “Shën Pali ala Regola” ndërsa në orët e mbrëmjes do të pasojnë program artistik ku do të interpretojnë artistët e muzikës Vesna Ginovska Ilkova dhe Dino Imeri.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori