LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i Kosovës niset drejt SHBA-ve, të premten përballet me Serbinë në Uashington

Delegacioni i Kosovës niset drejt SHBA-ve, të premten përballet me Serbinë në Uashington

Të premten delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të takohen në Uashington, me ftesën që u ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.

E delegacioni i Kosovës i cili kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti sot janë nisur drejt SHBA-ve.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Xhavit Beqiri këshilltar i kryeministrit Hoti.


“Po është nisur sot”, ka thënë shkurt Beqiri.

Pjesë e ekipit të delegacionit të Kosovës i cili do të përballet me Serbinë në tavolinën e dialogut përveç kryeministrit Avdullah Hoti, është raportuar se do të jenë edhe dy zëvendëskryeministrat, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj-Halimi, ministrat nga radhët e AAK-së, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla, si dhe ministri i Infrastrukturës Abran Abrashi.

Në delegacion, është përfshirë edhe koordinatori Shtetëror, Skender Hyseni dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti, Ardita Dushi.

Hoti: Dialogu zhvillohet për njohje reciproke - ftoj opozitën të na bashkohet në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Hoti: Dialogu zhvillohet për njohje reciproke - ftoj opozitën të na bashkohet në Shtëpinë e Bardhë

Ky takim fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 2 shtator. Por, ai është shtyrë për dy ditë më vonë.

Po ashtu, më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara në nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

Kryeministri Hoti deklaroi këtë javë se Kosova e zhvillon dialogun për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori