Peja 11° rain

Delegacioni i Bankës Botërore viziton Spitalin e Pejës për të vlerësuar investimet e realizuara

Delegacioni i Bankës Botërore viziton Spitalin e Pejës për të vlerësuar investimet e realizuara

Sot, një delegacion i lartë i Bankës Botërore vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për të parë nga afër investimet e mbështetura nga ky institucion ndërkombëtar gjatë viteve të fundit.

Drejtori Ekzekutiv i spitalit, Fazli Shala, i falënderoi për mbështetjen dhe i shoqëroi në terren për të inspektuar projektet e realizuara, si: ndërtimi i sistemit të oksigjenit qendror, investimet në efiçencën e energjisë, izolimi i ndërtesave, vendosja e paneleve për ujin e ngrohtë dhe kalimi i sistemit të ngrohjes nga mazuti në pelet.

Spitali i Pejës shpreh mirënjohje të thellë ndaj Bankës Botërore për këto investime kapitale, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve ndaj pacientëve./Telegrafi/