Del tymi i bardhë - zgjidhet Papa i ri

Tym i bardhë ka dalë nga oxhaku mbi Kapelën Sistine.
Kjo do të thotë se një Papa i ri është zgjedhur në ditën e dytë të konklaves, shkruan skynews.
Kambanat e Bazilikës së Shën Pjetrit po bien për të mirëpritur lajmin se është zgjedhur një Papë i ri.
Turma në sheshin kryesor të Vatikanit shpërtheu në duartrokitje kur tymi i bardhë filloi të dilte nga oxhaku i Kapelës Sistine.
Identiteti i tij dhe emri që do të marrë si Papë do të zbulohen së shpejti.
Tani që kemi parë tymin e bardhë që del nga oxhaku i Kapelës Sistine, çfarë ndodh më pas?
Shprehjen latine të "Habemus papam" - që do të thotë "kemi një papë";
Më pas do të dëgjojmë emrin e pagëzimit të kardinalit të zgjedhur – sërish në latinisht;
Do të pasojë një tjetër pjesë fetare në latinisht;
Vetëm atëherë do të dëgjojmë mbiemrin e kardinalit të zgjedhur në latinisht;
Dhe në fund, do të zbulohet emri papnor i zgjedhur prej tij, në latinisht. /Telegrafi/
















































