Dekomunistizimi është një proces i gjatë, maratonë, jo kros 100-metërsh, dhe në Shqipëri ai është ende në hapat e parë. Edhe shoqërisë gjermane së pasluftës iu deshën pothuajse kaq dekada për të filluar seriozisht denazifikimin. Por, në Gjermani “detyrat e shtëpisë” u bënë qysh pas humbjes së luftës: tekstet e historisë u shkruan sakllam, gjyqi i Nurembergut dënoi 177 persona, televizionet dhe mediat e dënuan regjimin totalitar dhe qytetarët gjermanë sot e kësaj dite paguajnë dëmshpërblimin moral dhe financiar për hebrenjtë “gjermanë”, ndaj të cilëve u shkaktua Holokausti.
Gjatë studimeve të mia në Universitetin J.W. Goethe të Frankfurtit, nëse ndonjë student e përdorte në orën e seminarit foton e Hitklerit, e bënte vetëm në bardhezi dhe me një X të madh përsipër. Kjo më ka mbetur fort në mendje dhe sa herë bie rasti ua përsëris studentëve dhe të rinjve, me të cilët më lidh mësimdhënia dhe puna.
Për shkak se në Shqipëri nuk janë bërë “detyrat e shtëpisë” – si dy gabimet më kryesore do të rendisja: 1) aprovimin (fatal) të ligjit 7501 që tjetërsoi pronën dhe 2) mungesën e ligjit të dekomunistizimit që bënte sens menjëherë pas rënies së regjimit komunist (procesi i dekomunistizimit është vështirësuar, por nuk është i pamundur).
Vështirësia më e madhe qëndron në faktin se pjesa më ortodoksale e socialistëve në pushtet – nostalgjikët, ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe të organeve represive, të zbuluar dhe të pazbuluar publikisht, si dhe të privilegjuarit e tjerë gjatë regjimit komunist – ka angazhuar një makineri të tërë propagandistike, që veçanërisht prej vitit 2013 e këtej po punon në mënyrë sistematike për ta shkruar historinë sipas një agjende të caktuar.
Ju ftoj të vëzhgoni me kujdes se kush promovohet dhe për cilat tema. Do të kuptoni se qëllimi i PS-së është rishkrimi dhe tjetërsimi i historisë së periudhës 1944-1991 përmes një narrative “moderne” që shkon përtej së majtës dhe së djathtës.
PS-ja është munduar nëpërmjet glorifikimit të së shkuarës komuniste që të krijojë idenë se ajo, si parti pasardhëse e PPSH-së, është shtetformuese dhe ka nxjerrë udhëheqës të mëdhenj si E.H. Këtë fabul e kanë përforcuar prej dekadash edhe historianë e studiues që ndikojnë direkt në breza studentësh dhe kanë akses të plotë në kanalet mediatike. Ka shumë pak zëra të pavarur që janë lejuar të shprehin një narrativë alternative për rolin e vërtetë të PPSH-së dhe të Hoxhës gjatë LANÇ-it.
Nxënësit që mbarojnë gjimnazet shqiptare nuk e kanë të qartë se komunistët pas luftës nuk krijuan një shtet, por një antishtet, në thelbin e të cilit ishte përndjekja dhe ekzekutimi i atyre që mendonin ndryshe. Këto janë fakte të pakontestueshme dhe PS-ja nuk është distancuar kurrë nga kjo e shkuar e saj e errët, por vazhdon t’i sugjerojë rinisë se ajo bën shtet (siç ka bërë në të shkuarën).
Ky proces i tjetërsimit të historisë ka nisur herët (qëkur përgjegjësit e dënuar të krimeve të diktaturës u shpallën të pafajshëm pasi PS-ja erdhi në pushtet në 1997), por tani ka arritur pikun në fazën e “restaurimit estetik të socializmit. Dhe, nuk ka ligj dekomunistizimi që ta ndalë.
Atë e ndal vetëm një kundërstrategji, që vendos në thelbin e vet viktimat dhe qëndrestarët e diktaturës dhe jo persekutorët e tyre! Atë e ndal vetëm uniteti i komunitetit të të përndjekurve politikë që janë ndërgjegjja morale e shoqërisë shqiptare. Atë e ndal ndërgjegjësimi i të gjithë shoqërisë se kauza për moslejimin e manipulimit të historisë i drejtohet jo vetëm së tashmes, por veçanërisht së ardhmes.
Sepse, dekomunistizimi është shumë më tepër se një paketë ligjore që ndalon dhe censuron: ai duhet trajtuar si garanci që parandalon një diktaturë të re.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

JD Vance, një këshillë për ty: Grenlanda nuk shqetësohet për egon tënde të brishtë njerëzore

Nuk kam parë kurrë masa të tilla shtypëse në Stamboll: Demokracia e Turqisë po lufton për të mbijetuar

Ne, në Turqi, po i tregojmë botës se si sfidohet një udhëheqës i pandjeshëm dhe autoritar

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze