LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq kanë folur sot lidhur me votën kundër ndaj Kosovës të deputetes serbe nga Mali i Zi në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare, e cila kundërshtoi raportin e Dora Bakoyannis që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në një deklaratë për media tha se Mali i Zi nuk ka votuar kundër Kosovës, por një deputete që përfaqëson një subjekt politik.

“Përfaqësimi në Këshill të Evropës është i tillë që duhet të reflektojë edhe përbërjen politike të parlamenteve nacionale dhe rrjedhimisht Maja Vukiçeviq përfaqëson një politikë që shkon kundër qëndrimeve të Malit të Zi… Edhe ne në Parlamentin e Kosovës kemi Listën serbe që veprojnë dhe punojnë kundër interesave të shtetit të Kosovës”, tha ai.


Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Lexo po ashtu Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Sipas tij, me rëndësi është që vota e Vukiçeviqit nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Malit të Zi. “…Por votat si kjo tregojnë se sa e rëndësishme është intensifikimi i bashkëpunimit dhe margjinalizimi i veprimeve të tilla”, tha zëvendëskryeministri.

Ndërkaq, edhe ministrja për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq tha se kjo votë nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës.

Ministrja malazeze shtoi se do të përkrahet Kosova drejt KiE-së, në Këshillin Ministror i cili mbahet në muajin maj, që i bie në fazën finale.

“Votimi i disa deputetëve nuk do të thotë domosdoshmërish qëndrimin e qeverisë … Mali i Zi në maj do ta përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, tha ajo.

Ndryshe, Maja Vukiçeviq, përfaqësuese nga Mali i Zi  në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare ka votuar kundër raportit të Dora Bakoyannis që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Vukiçeviq është nga partia serbe “Partia Popullore Demokratike” në Mal të Zi, parti kjo me orientim pro – serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori