Javën që po lëmë pas presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi, për të larguar vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta të analistëve dhe njohësve të politikës vendorë e ndërkombëtarë, të cilët kërkuan vëmendje të shtuar në Ballkan.
Ndërkaq, gjatë javës temë ishte edhe çështja e shtesave të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Fillimisht të mërkurën kryeministri Albin Kurti takoi përfaqësuesit e Njësisë Speciale të pakënaqur me shtesat e rrezikshmërisë, por që nga ky takim nuk pati marrëveshje.
E menjëherë të enjten, Qeveria e Kosovës miratoi shtesat e rrezikshmërisë, të cilat i kishte deklaruar javë më parë.
Zelensky: Kemi informacione se Rusia po përgatitet të largojë vëmendjen e botës me krijimin e shumë krizave, do të destabilizojë Ballkanin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi, për të larguar vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë.
“Sot të gjithë po diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme. Por siç kam thënë, nuk është problem i djeshëm, por as nga pardje. Të gjithë e dinë këtë konflikt të vazhdueshëm, por askush nuk dëshiron t’i japë fund. Konflikti në Lindjen e Mesme, prapa saj qëndron Rusia, jemi të sigurt se këtë po e bën me aleatin e saj – Iranin”, tha Zelensky para gazetarëve afrikanë, transmeton Telegrafi.
Zelensky kërkoi që t’i kushtohet vëmendje Ballkanit, pasi posedon informacione për plane keqdashëse të Rusisë.
“Kushtoni vëmendje Ballkanit. Më besoni, kemi informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme do të jetë Ballkani, e nëse vendet e botës nuk ndërmarrin diçka, do të ketë një shpërthim të tillë. Kjo është arsyeja pse Rusia do të sigurohet se një vend i Ballkanit (të jetë) në luftë me një tjetër”, tha Zelensky.
Sipas tij, Rusia është sërish e interesuar në ridrejtimin e ndihmës.
“Tani ata kanë filluar të minojnë situatën në Moldavi. Për të treguar se diçka nuk shkon atje gjatë zgjedhjeve, për t’i shpallur zgjedhjet jokushtetuese. Për të rrëzuar sërish qeverinë aktuale. Për të rrëzuar qeverinë pro-evropiane”, tha Zelensky.
“Rusia po përgatit luftë në Ballkan” – paralajmërimi i Zelenskyt nxit reagime në platformën X
Ditë më parë presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta në platformën “X”, ka akterë ndërkombëtar të cilët kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar.
Publicisti Veton Surroi në profilin e tij në platformën “X”, shkruan se deklaratat e presidentit të Ukrainës, mbajnë një peshë të veçantë për të luftuar Rusinë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, ai thotë se Rusia ka investuar pak në Ballkanin Perëndimor, por që ka pasur sipas tij ‘fitime të konsiderueshme’.
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë një zonë ku Rusia ka investuar relativisht pak, por ka pasur ‘fitime të konsiderueshme’, veçanërisht kur krahasohet me përpjekjet e bëra nga NATO dhe BE në rajon. Dhe pa ndonjë ndryshim thelbësor në politikat perëndimore, do të vazhdojë ta bëjë këtë. Deklaratat e Zelenskyt pa dyshim mbajnë peshë të veçantë për ta luftuar Rusinë”, ka thënë Surroi në reagimin e tij.
W.Balkans have been low investment-high return area for Russia vs. NATO/EU throughout this century. And with no substantial change in Western policies, will continue to do so. Zelensky’s words obviously carry the special weight of fighting Russia . https://t.co/iEvqdxjqxM
— VetonSurroi (@VSurroi) November 17, 2023
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se ai gjithnjë ka paralajmëruar që presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të bëjë gjithçka për të shkaktuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.
“Shpresoj që populli serb dhe shqiptarë të kenë forcë për të ruajtur paqen dhe jetën tonë të përbashkët”, ka shkruar Bogdanoviq.
Shqetësim për deklaratën e presidentit ukrainas ka shprehur edhe kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus.
Knaus në platformën “X” ka shkruar se “është e qartë, por BE-ja, Gjermania dhe të tjerët po qëndrojnë në gjumë. Po afrohet një dështim tragjik”.
It is obvious ?
But ?? ?? & others sleepwalking.
A tragic failure looms https://t.co/pUzA8AVnYs
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) November 16, 2023
Për deklaratën e presidentit Zelensky, ka reaguar edhe analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq.
Në reagimin e tij, Mujonaviq thotë se “Zelensky nuk e ka gabim”.
Ai ka pohuar se shumë prej tyre e kishin paralajmëruar edhe më herët shkallën e depërtimit të Rusisë.
“Do të thotë, nëse duan, ata mund të nxisin dhunën në rajon sipas dëshirës”, thotë mes tjerash ai në reagimin e bërë në platformën “X”.
Zelensky is not wrong. As some of us have been warning for yrs, the scale of Russia’s penetration of the security services & pol leaderships in Belgrade & Banja Luka, in particular, is now fully operational. Meaning, if they want, they can foment violence in the region at will. https://t.co/LgQDZTiFID
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) November 16, 2023
Miratohen shtesat e rrezikshmërisë për policët
Qeveria e Kosovës të enjten ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për policët, pavarësisht që të mërkurën kryeministri Albin Kurti takoi përfaqësues të Njësisë Speciale të pakënaqur me shtesat e në të cilin takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje.
Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se shtesat e rrezikshmërisë do të fillojnë se aplikuari nga paga e muajit nëntor.
“Kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë e të shtuar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyre”, u shpreh Kurti.
Ai tutje tha se me aprovimin e këtij vendimi pritet të përfitojnë afër 8 mijë zyrtarë policorë.
Ndryshe, Qeveria tri javë më parë e ka ndarë shumën e shtesave në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve në Policinë e Kosovës.
“Shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, janë nga 150 euro shtesë mbi pagën bazë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e ekzekutivit më 27 tetor.
Ai ka shtuar se shtesa prej 120 eurosh do të marrin njësitet operative K-9, dhe njësia për eksplozivët dhe deminim.
“Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarë të hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat, që përbëjnë numrin më të madh të Policisë së Kosovës, do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, do t’iu ndahen nga 50, respektivisht 40 euro shtesë të rrezikshmërisë”, është shprehur kryeministri.
Kjo parti opozitare kërkoi që në mes dy leximeve duhet të rishikohet çështja e pagave dhe skemat sociale, të cilat duhet të indeksohen me normën e inflacionit.
Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e quajti zvogëlim real të pagave rritjen e koeficientit nga 105 në 110 euro, teksa shprehu shqetësimin për mohimin e pagesave shtesë për rrezikshmëri për Policinë e Kosovës dhe mos ndarjen e asnjë shtese për Ministrinë e Punëve të Brendshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/te-shtena-me-arme-vlore-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-380x233.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/cmimet-shporta-market-380x233.jpg)
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht