Javën që po lëmë pas është diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa temë diskutimi në vend po ashtu ishte shtrenjtimi i energjisë elektrike.
Ndërkaq, të enjten dhe të premten u dogjën pesë vetura në veri të vendit, pasi qytetarët e nacionalitetit serb filluan t’i konvertojnë targat në RKS.
Djegia e veturave në veri ka ngjallur reagimin e zyrtarëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë.
Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të marrëveshjes, ajo nuk mund të zbatohet njëanshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë bëri të ditur se më 4 prill në Bruksel do të mbahet takimi për dialogun në nivel të kryenegociatorëve, ku nga pala kosovare prezent do të jetë zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi.
Kurti ka shtuar se ekziston marrëveshja dhe e njëjta është publike për të gjithë, dhe se kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj.
“Më 4 prill në Bruksel ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Ka marrëveshje, ekziston marrëveshja është e qartë publike për të gjithë dhe kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj prandaj edhe do të organizohet takim ndërmjet kryengocaitorëve ku nga na e Kosovës do të marrë pjesë zv.kryeministri Besnik Bislimi”, ka thënë Kurti.
Duke sqaruar fjalën “urgjencë” të përdorur nga BE-ja për krijimin e Asociacionit, kryeministri shtoi se marrëveshja duhet të zbatohet e tëra dhe se nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm.
“Marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka jo, ashtu qysh nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes e as të aneksit të zbatimit, njësoj nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes. Marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë duke marrë pjesët e preferuara. Fjala që përdoret urgjencë është pikërisht tek fjalia që ka të bëjë me të pagjeturit përkatësisht të zhdukurit me dhunë”, ishte shprehur Kurti.
Brenda dy dite pesë vetura të djegura në veri të vendit
Brenda dy ditëve të kaluara, saktësisht më 30 dhe 31 mars janë djegur pesë vetura në veri të vendit, ndërsa lidhur me këtë ka pas reagime të shumta nga vendorët dhe ndërkombëtarët.
Pas djegies fillimisht të dy veturave më 30 mars pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.
Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit janë iniciuar rastet ‘zjarrvënie’ për procedura të mëtejme hetimore.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj drejt hetimit dhe zbardhjes së rasteve të tilla, si dhe në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.
E për djegien e veturave në veri ka pasur reagime nga zyrtarët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Rryma nga sot shtrenjtohet për 15 për qind
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja për energjinë elektrike dhe se nga sot, 1 prill 2023 rryma do të shtrenjtohet për 15.4 për qind bazuar në këto tarifa.
Sipas ZRRE-së, kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.
Vendimi thotë se ata që harxhojnë 300kWh rritja do të jetë 2.88 euro, kurse ata që shpenzojnë 450kWh rritja do të jetë 4.18 euro dhe për harxhim 600kWh rritja do të jetë 5.49 euro.
Për ata që harxhojnë 800kWh rritja do të jetë 7.21 euro, ndërsa ata që shpenzojnë 1,000kWh rritja do të jetë 10.51 euro dhe konsumatorët që harxhojnë 1,200kWh rritja do të jetë 13.80 euro.
“Qëllimi i përcaktimit të tarifave është reflektimi te kostove të shërbimit për secilin aktivitet të sektorit të energjisë elektrike, ashtu që të garantohet siguria dhe vazhdueshmëria e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.
ZRRE ditë më parë theksoi se tarifat e energjisë elektrike të aprovuara reflektojnë koston e shërbimit për secilin aktivitet ashtu që të mos cenohet siguria dhe vazhdueshmëria e furnizimit me energji elektrike.
“Tarifa e aprovuara duhet te mbulojnë kostot investive të nevojshme në Termocentralet, investimet në rrjetin e Transmetimit dhe Shpërndarjes, reflektimin e kostove me shumicë dhe të operimit”.
Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kostove të furnizimit sipas ZRRE-së janë:
“Rritja e çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare. Edhe pse në vitin 2023 çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane shënuan rënie në krahasim me vitin 2022, ato vazhdojnë të jenë më të larta në krahasim me çmimet që mbulojnë tarifat aktuale”.
“Kapacitetet e kufizuara gjeneruese në vend për të plotësuar kërkesën në rritje detyrojnë Kosovën të blejë sasi më të mëdha të energjisë elektrike në tregun rajonal dhe ndërkombëtar”.
“Shkalla shumë e lartë e inflacionit, nga 0.25% deri në 1.75% në periudhën 2018 deri 2020, në 8.39% në vitin 2022, ndikoi në rritjen e konsiderueshme të kostove tek furnizuesit e energjisë elektrike”, thuhet tutje në njoftimin e ZRRE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A