Dejan Jeftiq është ballafaquar me deklarimet e tij të dhëna para Prokurorisë së Specializuar, ku ushtarët e UÇK-së i kishte përshkruar si “terroristë”.
Jevtiqi po dëshmon në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Jevtiq është nga zona e Suharekës.
Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, në korrik 1998 dëshmitari ka pretenduar se u arrestua nga shqiptarë të armatosur, disa prej të cilëve kishin uniforma të zeza dhe më pas u çua në Budakovë.
Në shqyrtimin e së hënës, Gregory W. Keohe e ballafaqoi dëshmitarin me deklaratën kur ai i kishte parë Bajram Morinën dhe anëtarët e UÇK-së, të cilët i kishte përshkruar si ‘terroristë’.
Dëshmitari pohoi se gjatë luftës, më 4 korrik 1998, në fshatin Stravuçinë, kishin parë një grup ushtarësh të UÇK-së dhe ishin sulmuar.
“Në këtë moment, Bajram Morina kur na pa që po ecnim në atë drejtim na tha se çfarë ka ndodhur, unë iu përgjigja në shqip ‘duhet të shpëtojmë gratë dhe fëmijët që janë atje poshtë’ sepse ishte edhe koha që korreshin kulturat bujqësore dhe në atë momente çfarë ndodhi, filluan të na gjuanin me armë” – deklaroi dëshmitari.
Por avokati Keohe citoi deklaratat e dëshmitarit të dhëna për ZPS-në, kur i tha atij se grupin e Bajram Morinës i kishte quajtur ‘terroristë’.
Kehoe: Ju patë këta anëtarë të UÇK-së, dhe i përshkruani si terroristë?
“Jo tamam terroristë, nuk e di ju si e keni kuptuar konceptin e terrorizmit. Disa prej tyre ishin me uniforma, disa të tjerë ishin me rroba civile, por kishin armë”- deklaroi dëshmitari.
Dëshmitari tutje sqaroi se termin ‘terrorist’ ndaj grupit të Bajram Morinës mund ta kishte thënë pa dashje.
“Mbase e kam thënë pa dashje, jo se doja t’i ofendoja. Mbase e kam thënë pa dashje fjalën ‘terroristë’. E kam thënë pa dashje dhe nuk kam dashur të ofendoj askënd”-pohoi Jeftiq.
Gjatë sesionit të pyetjeve, dëshmitari ka sqaruar se ai nuk ka qenë pjesë e ushtrisë jugosllave, por ka përfunduar shërbimin ushtarak obligativ.
Dejan Jeftiq tutje ka theksuar se gjatë periudhës së ndalimit të tij ai nuk është paraqitur para ndonjë trupi gjykues, përveç komandantit, i cili kishte vënë re një beretë të kuqe në pjesën e përparme të kokës kur ata qëndronin në një bunker.
Ai po ashtu ka theksuar se deri në atë moment askush nuk i ka drejtuar akuzat për ndonjë veprim kriminal dhe nuk kanë pasur asnjë dëshmi që mund të provonte një gjë të tillë.
Jeftiq është dëshmitari i 39-të i Prokurorisë i cili është marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, në korrik 1998, dëshmitari ka pretenduar se u arrestua nga shqiptarë të armatosur, disa prej të cilëve kishin uniforma të zeza dhe më pas u çua në Budakovë
Pyetje dëshmitarit i janë parashtruar edhe në sesion privat dhe me përmbajtje të redaktuar.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.
Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.
Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.
Në këtë çështje janë 143 viktima pjesëmarrëse. Ndërkaq, Prokuroria ka propozuar mbi 300 dëshmitarë në këtë rast.
Çështja në këtë rast po drejtohet nga gjykatësit Charls Smith III (kryesues), Christoph Barthe, Guénaël Mettraux dhe Fergal Gaynor, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAliu nga IHMK thotë se Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit
"Mandati i katërt i Kurtit", në Kuvend shkaktohen të qeshura nga gabimi i Besnik Tahirit
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, Prokuroria e Prishtinës: Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i 11-të i ndërtesës
PDK nuk do të votojë projektligjin për buxhetin e vitit 2025
Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, reagon KMLDNJ: Të shtohet numri i inspektorëve të punës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Liverpooli merr ‘dritën e gjelbër’ për transferimin sensacional të yllit të Real Madridit
Trump, bisedë telefonike me Putinin - i bëri një paralajmërim për luftën në Ukrainë
Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, Prokuroria e Prishtinës: Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i 11-të i ndërtesës
Flet trajneri që goditi garuesen tetë vjeçare pas humbjes: Jam babai i saj, e bëra për ta qetësuar
U cilësua si gabim i gjyqtarëve: A ishte Lewandowski në pozicion jashtë loje kur shënoi gol?
Nga humori deri në përulësi - letrat që presidentët kanë lënë pasi janë larguar nga Zyra Ovale